Macron: Nuk ka shanse për anëtarësimin e Turqisë në BE. Erdogan: Na ka lodhur, nuk ju lutemi

Macron: Nuk ka shanse për anëtarësimin e Turqisë në BE. Erdogan: Na ka lodhur, nuk ju lutemi

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris, komentoi procesin e anëtarësimit të vendit të tij në Bashkimin Evropian duke thënë se Turqia nuk ka ndërmend ta lusë.

"Kjo ashtu siç na ka lodhur neve në mënyrë serioze, ka lodhur edhe popullin tim. Pra, kjo ndoshta do të na shtyjë drejt një vendimi. Sepse ne nuk jemi në gjendje që të themi vazhdimisht 'ju lutemi na merrni edhe neve", theksoi Erdogan.

Ndërsa presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka thënë homologut të tij turk, Erdogan se zhvillimet e fundit në Turqi, nuk kanë lejuar që ky shtet të bëjë ndonjë progres në anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Për këtë arsye, Macron ka shtuar se do të ishte hipokrite të pretendohet se mund të hapen kapituj të rinj për Turqinë, në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Në një konferencë të përbashkët me Erdogan, pas takimit në Paris, Macron tha se ishte e rëndësishme për të mbajtur një marrëdhënie të ngushtë me Ankaranë, dhe se ndoshta ky ishte momenti për të shqyrtuar një mundësi për anëtarësimin e plotë në BE, një partneritet, sipas tij që do të ankoroj popullin turk në Evropë.

Të dy udhëheqësit kanë përshëndetur bashkëpunimin në luftën kundër Shtetit Islamik.

Gjatë intervistës Erdogan u përplas me një gazetar i cili e pyeti në lidhje me pretendimet se Turqia ka dërguar armë në Siri. Gazetari e pyeti atë në lidhje me një histori që ishte publikuar në gazetën "Cumhuriyet" në 2015, e cila theksonte se inteligjenca turke kishte dërguar armë në Siri.

Erdogan u përgjigj duke akuzuar gazetarin se kishte folur si një anëtar i lëvizjes guleniste, të cilën ai e fajëson për grushtin e shteti të dështuar në vitin 2016.

"Kur ju bëni pyetje tuaja, të jenë të kujdesshëm në këtë pikë. Dhe mos flisni me fjalët e një tjetër," tha ai.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy