Zana: Tirana kryeson turizmin falë aeroportit, rënia lidhet me kosovarët të cilët po e vizitojnë më pak

Zana: Tirana kryeson turizmin falë aeroportit, rënia lidhet me kosovarët të cilët po e vizitojnë më pak

Turizmi në Shqipëri shënoi rritje gjatë vitit 2025, por mbeti sërish nën objektivin e qeverisë për 14 milionë vizitorë. 

 

Sipas të dhënave të sezonit, rritja krahasuar me një vit më parë ishte modeste, duke treguar nevojën për më shumë investime dhe organizim në sektor.

 

E ftuar në emisionin “MCN Economy”, ekspertja e turizmit Fjorida Zana deklaroi se fluksi i turistëve është në rritje, gjë që sipas saj evidentohet qartë edhe nga lëvizjet në aeroport.

 

Mjafton të shkosh në aeroport për të kuptuar që kemi rritje të flukseve. Numri i turistëve është shtuar, por kërkohet ende shumë punë.

 

Sipas saj, Tirana ka kryesuar për nga numri i vizitorëve, kryesisht për shkak të pranisë së aeroportit ndërkombëtar, që mbetet porta kryesore hyrëse në vend. 

 

Megjithatë, ajo theksoi se infrastruktura mbështetëse për turistët lë ende për të dëshiruar.

 

Na mungojnë zyrat e informacionit turistik dhe një organizim më i mirë për orientimin e vizitorëve.

 

Një vit më parë Shqipëria pati një bum turistësh dhe shkoi shumë mirë sezoni, të njëjtën gjë prisnim dhe këtë vit, por pati një rënie dhe kjo erdhi për shkak se turistët e Kosovës kanë preferuar disa destinacione të reja me liberalizimin e vizave. 

 

Tani që Shqipëria lidh gjithë Evropën dhe më tej presim dhe turistë kanadezë, pra në sezonin 2026 do të kemi tipologji të re turistësh dhe besoj dhe shpresoj se do kemi një rritje të lehtë të turistëve.

 

Deklaratat vijnë në një kohë kur sektori i turizmit konsiderohet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare, ndërsa sfida mbetet shpërndarja më e balancuar e turistëve në të gjithë territorin dhe rritja e cilësisë së shërbimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy