“Mbretërit e kokainës”. Zbulohen mesazhet mes Salvatore Aliut dhe Eldi Dizdarit

“Mbretërit e kokainës”. Zbulohen mesazhet mes Salvatore Aliut dhe Eldi Dizdarit

Dhjetra tonë kokainë niset nga Ekuadori dhe Kolumbia, kalon nëpër portet e Belgjikës dhe Holandës për t'u shitur në të gjithë vendet e bashkimit Evropian dhe në fund paratë pastrohen në  Tiranë, Elbasan dhe bregdetin e jugut.

 

E gjithë kjo sipërmarrje ka në krye ka një person për të cilin askund nuk ishte folur me parë pasi Salvatore Aliu kishte zgjedhur të ishte hije dhe të drejtonte një nga organizatat me të fuqishme të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Evropë.

 

 I vendosur prej vitesh në Ekuador Aliu nuk ishte një trafikant i thjeshtë, ai kishte korruptuar ushtarakë të marinës, forca policore, punonjës të porteve dhe madje edhe punonjës brenda kompanive më të mëdha të transportit ndërkombëtar si Maersk, MSC dhe Hapag Lloyd.

 

 Ai merrte informacion në kohë reale se cilët kontejnerë nuk do të kontrolloheshin dhe kjo e kishte bërë më të suksesshmin në tregun e kokainës. Grupet kriminale shqiptare që shpërndanin kokainën në Europë kishin gjetur partnerin ideal pasi Aliu ofronte siguri, cilësi të mallit dhe sasi të mëdha.

 

Por perandoria e Salvatore Aliut do të goditej fort këtë qershor ku SPAK i caatoi masën e sigurisë arrest me burg atij dhe 9 personave të tjerë . Një megadosje që mban brenda sekuestrimin e mbi 9 tonëve kokainë dhe dyshimin se ky grup ka trafikuar rreth 50 tonë kokainë në tregun e BE-së në një periudhë prej gati dy vitesh.

 

Kjo dosje hetimore dokumenton se si një grup i strukturuar kriminal shqiptar arriti të ndërtonte një korporatë të trafikut ndërkombëtar të, duke blerë kokainë direkt nga burimet në Amerikën Latine duke e futur përmes porteve të Belgjikës, Holandës e Spanjës, dhe duke sjellë qindra milionë euro cash në Shqipëri për t'i pastruar në sektorin e ndërtimit.

 

Gjithçka u zbardh  nga aplikacioni  i enkriptuar Sky ECC, të cilin  për vite me radhë, anëtarët e këtij grupi e mendonin të pathyeshëm. Aty ata flisnin lirshëm, bënin plane, fotografonin tufa parash dhe jepnin urdhra për mënyrën si do trafikohej lënda narkotike. 

 

Në këtë emission bazuar mbi dosjen e prokurorisë dhe kryesisht komunikimeve në sky ecc do të njohim një nga grupet me efikase të trafikut dhe do të ndjekim këtë rrugëtim kriminal përmes vetë zërave të tyre, të transkriptuar fjalë për fjalë në dosjen hetimore.

 

Në majën e piramides së këtij grupi  qëndronin Salvatore Aliu i njohur  si "Daja", dhe Dritan Gjika një tjetrë personazh shumë i rëndësishmë i trafikut të drogës,aktualisht i arrestuar në Ekuador. Ata koordinonin blerjen e drogës në në Kolumbi, Brazil, Bolivi dhe vend të tjera latine. Bisedat mes të dyve zbulojnë se si tonelatat e kokainës trajtoheshin si t cdo mall tjëtër tregtie pasi sasia që levizte ishte shumë e madhe. 

 

Mes të dyve është zabrdhur një bisedë e nëntorit të 2020 me qëllim trafikun e 1200 kilogramëve kokainë, ku Salvatore Aliu i thotë se "Kemi mbyll muhabetin për 1200 copë direkt. Çmimi ka rënë mirë atje poshtë. Po u nisën të gjitha njëherësh, bëjmë festë."

 

Dritan Gjika i sqaron se malli këtë herë është shumë i pastër dhe paketuar në mënyrën më të mirë në mënyrë që të mos pikaset.  "Malli është i llastuar (shkallë e lartë pastërtie). Paketimi u bë me dy shtresa gome dhe dyllë që mos ta kapi as qeni, as lagështia në ujë. Vetëm pika e daljes në port të jetë e sigurt."

 

Gjika njihej me nofat “shkodrani” dhe “naqja” dhe sipas SPAK është lidhje shume e ngushte e Salvatore Aliut, duke qënë se të dy prej vitesh kanqë qëndruar në Ekuador. 

 

Konkretisht thotë SPAK, Aliu e Gjika jane bashkëpunëtor të afërt në organizimin e trafikimit të sasive të konsiderueshme me kokainë nga Ekuadori drejt Evropës, e për këtë qëllim organizonin takime të shpeshta fizike në Guayaquil, Ekuador. 

 

Dritan Gjika është personi i cili në disa raste  i siguron sasitë e kokainës të hetuarit Salvatore Aliut, ndërsa ky i fundit bën të mundur nisjen e sigurtë të kokainës nga porti i Guayaquil me lidhjet e tij shumë të forta.

 

Kokaina sigurohet në Kolumbi, tek lidhje të paidentifikuara të Dritan Gjikës, lidhje të cilat ka dijeni edhe vetë i hetuari Salvatore Aliu, duke i vendosur këto dy shtetas në të njëjtin nivel hierarkik në këtë grup kriminal.

 

Bllokimi 1100 kg kokainë, nga policia hollandeze, duke përdorur qentë antidrogë nuk e dekurajon dyshen Gjika -Aliu. Ky I fudnit  vijon organizimin me  Dritan Gjikën dhe persona të tjerë  për ngarkesa të tjera lënde narkotike, duke porositur këtë të fundit që ngarkesat në vijim të bëhen duke marrë masa edhe kundër zbulimit nga qentë antidrogë.

 

 Në 7 tetor 2020, identifikohen këto dy shtetas duke bërë pregatitje për një dërgesë tjetër të konsidereshme ku i hetuari Dritan Gjika pyet të hetuarin Salvatoren nëse do të kalojnë lek në Kali të Kolumbisë  për mallin dhe ky i fundit i konfirmon se do të kalojnë 1 milion.

 

Të dhënat e përftuara nga komunikimet,ndërmjet tyre, ndërmjet datave 21-23 shtator 2020, mësohet qartë Salvatore Aliu është përgjegjës dhe kontrollon nisjen sigurtë të kokainës në këtë rast të Gjikës nga porti i Guyauquil, Ekuador. 

 

Gjika vihet në dijeni lidhur me ecurinë e procesit të nisjes së kokainës, e pas konfirmimit që kontejnerët janë kontaminuar e hipur në anije, këta dy individë vijojnë bisedën për llogaritë e pagesave që kanë ndërmjet tyre.

 

Të hetuarit Aliu e Gjika, pas organizimit të ngarkesave me kokainë, koordinojnë dërgesat e parave nga Evropa drejt Ekuadorit e Kolumbisë, me qëllim vijimin e financimit të aktivitetit të paligjshëm. 

 

Si person përgjegjës për këtë aktivitet në Evropë nga ana е Salvatore Aliut, është nipi i Salvatore Aliut, shtetasi Oklid El Ouejdi alias Oklid Aliu alias Oklid Dalipi. Kjo provohet nga bisedat e mëposhtme, ku i hetuari Salvatore i referon të hetuarit Dritan Gjikës, si person kontakti në Belgjikë nipin e tij, dhe i kërkon të komunikojë me të për transfertat e parave që Salvatore duhet tí dërgojë Dritan Gjikës për ngarkesat e lëndës narkotike. 

 

Kur ngarkesa nisej për në Evropë, në portet e Roterdamit dhe Antverpit, fillonte ankthi i kontrollit doganor. Pjesëtarët e tjerë të grupit  si Florjan Musaj mbanin lidhje të vazhdueshme me organizatorët. Ai I shkruan Salvatore Aliut. 

 

"O vëlla, rri në merak për atë kutinë (kontenierin). Kanë shtuar kontrollet me 'Kopp' (skaner) në Roterdam. Nëse kalon këtë javë pa u hapur, jemi mbretër."

 

Aliu i kërkon që të mos shqetësohet sepse njerëzit janë paguar dhe ata e dinë ke duhet të kalojnë në skaner dhe kë jo.

 

"Mos u bëj merak, njerëzit tanë brenda kanë marrë gjysmën e lekëve para. Ata e dinë cilin rresht të kontenierëve mos ta çojnë fare te skaneri."

 

Pasi droga dilte nga porti, anëtarët e grupit mburreshin për rrjetin që ata kishin ngritur dhe mënyrën e korrupsionit, duke u krahasuar me rrjetet më të fuqishme ndërkombëtare, sic janë marokenët. Florjan Musaj shkruan se ata po nxirrnin mall nga portet europiane çdo dy javë.

 

"Kush ka linjën e 'JAMES' dhe 'BALOTI' nuk pyet për tjetër. Marokenët që kanë 20 vjet në port kanë mbet bllokuar, kurse ne po nxjerrim mall çdo dy javë. James-i është numri 1 në Evropë, nuk ka bllokim që i bën ballë."

 

Sapo kokaina mbërrinte në magazinat e tyre qendrore në Gjermani, hynte në lojë rrjeti i shpërndarjes ku operonin Denis Matoshi, alias Eldi Dizdari, Sokol Bibaj dhe Oklid El Ouejdi , i njohur si "Kiçi". Ata ndiqnin një rregull shumë të thjeshte dhe efektiv shitje e shpejtë, qoftë edhe me çmim më të ulët, për të shmangur zbulimin dhe për të kthyer mallin urgjentisht në në para. Para të cilat një pjesë dergoheshin në Amerikën Latinë për të sjellë tonelata të tjera me kokainë dhe një pjesë në Shqipëri për ti investuar. Eldi Dizdari shkruan në mesaazhet e tij se : "Malli mbërriti në magazinën qendrore në Gjermani. Mos e mbani gjatë në një vend se bie në sy të policis). Shpërndajeni me çmim 31 që të ikë brenda 48 orëve. Na duhen lekët cash mbrapsht."

 

Ndërsa Oklid El Ouejdi , nipi i Salvatore Aliut në komunikimet e tij sqaron se droga po leviz me makina më shtresë të dyfishte dhe se klinetet në Gjermani ishin gati dhe ata prisnin vetëm paratë për të vazhduar sërish punën. 

 

Nga një ngarkesë e vetme prej 1.2 tonësh, e shitur me 31,000 euro për kilogram, grupi gjeneroi rreth 37 milionë euro. Në kushte të tilla ku paratë nuk mungonin ato duhet të transportoheshin në një vend të sigurtë ku mund të investohehsin pa rënë në sy të autoriteteve. Dhe nuk ka asnjë vend më të sigurtë se ai i origjinës së tyre, Shqipëria.  Dhe këtu fillon faza më komplekse dhe më demaskuese e dosjes: transporti i këtyre maleve me para drejt Shqipërisë.

 

Për të menaxhuar milionat e eurove  në Shqipëri, Salvatore Aliu përzgjodhi vëllanë e tij, Isa Aliun dhe ky i fundit mund të konsiderohej . "arkëtari" që priste korrierët, numëronte paratë dhe përballonte një ankth jo të vogël, pasi vetëm në 3 muaj nga gushti 2020 deri në nëntor, Salvatore Aliu i solli të vëllait 30 milio cash.

 

Paratë silleshin tnë sasi të ndryshme përmes linjave të autobuzëve ndërkombëtarë nga Italia Veriore Torino, Padova, Milano ose Belgjika, si dhe përmes sistemit informal "Hawala". 

 

Bisedat e zhvilluara gjatë muajve gusht, shtator, tetor dhe nëntor të vitit 2020 zbulojnë një situatë surreale të cilën e këmi parë në filmat e hollivudit, pasi Isa Aliu i thoshte të vëllait që po lodhej duke numëruar paratë. 

 

Isa Aliu i shkruan të vëllait se një pjesë e parave kishin ardhur nga italia dhe ai ishte duke u numëruar. Jam mbyll brenda në dhomë, s'po dal dot fare. Kam fiks 6.2 milionë euro këtu në shtëpi cash. Nuk po fle dot natën nga meraku.", thuhet në një mesazhet. Salvatore Aliu i kërkon të vëllait që të jetë i kujdesshëm pasi ky është vëtëm fillimi. Ai i sqaron se nga Belgjika do të nisen dhe 20 milion të tjera. 

 

Dy javë më vonë, shumat arrijnë nivele larta dhe shtëpia e Isa Aliut po kthehej në një banke ilegale u bënë 9.8 milionë euro këtu në dhomë, i shkruan ai të vëllait. Isa Aliut  ka filluar t'i dhëmbë dhe kurrizi nga palosja dhe paketimi i parave dhe i thote se paratë janë bërë pirg në dhomë.  

 

Salvatore Aliu i kërkon që mos të bjerë në sy dhe ti fshehe urgjent pasi po ranë në sy të shtetit dhe të tjerëve i mori lumi. Ndodhur në këtë situatë Isa Aliu propozon që groposë paratë në fuçi plastike 50 litërshe por edhe ato duket si kavanoze para sasisë së parave.  Salavatore i thote që groposja nuk është opsion i mirë pasi rrezikohet që paratë të myken nga lëgështia. Ai i kërkon që të gjëjë disa partamente në Tiranë dhe të ndërtojë disa murë dopjo dhe brenda hapsirave te fusë paratë. I kërkon të këtë kujdes me punonjësit dhe ti marrë në qytetet të tjera në mënyrë që të mos e njohin.

 

Një nga grupet me të cilat ka punuar Salvator Aliu është edhe ai i Pepjave te cilët i ka furnizuar me kokainë. Mesazhet në sky tregojnë se anëtarët e këtij grupi i kanë dhënë Isa Aliu 1 milion euro cash dhe paratë janë marrë tek hotel “Oxford” në Tiranë. 

 

Kur paratë filluan të bëheshin shumë dhe fshehja e tyre me nuk ishte opsion pasi ato duheshin ivenstuar vjen dhe ida për ti kthyer në ar dhe këtë Salvatore Aliu ia kërkon të vëllait. Isai nga ana tjetër i tregon se kjo është e vështirë. "Nuk bëhet këtu në Shqipëri vëlla. Po bleve ar në sasi të madhe të kërkojnë letra, njoftim bankar dhe emër të rregullt shoqërie. Na bllokohet rruga direkt. Edhe me ato lokalet e supermarketet që hapëm herën e kaluar humbëm nja 3 milionë euro se nuk menaxhohen dot."

 

Në kohën që ndërtimi në Shqipëri po lulëzon dhe është sektori kryesorë i zhvillimit në vendin tonë ky grup shikon si zgjedhje të vetme investimin aty. Në dosje është një bisede mës Salvatore Aliu dhe një personi që ende nuk është identifikuar. Ky person i identifikuar me kodin 8VENT1,shpejgon skemën pse ndërtimi është e vetmja mundësi.

 

 "Lere arin dhe budallallëqet. Ndërtimi është e vetmja punë në Shqipëri ku mund të zbardhësh lekë pa të pyetur kush fare... dhe fiton shumë. Ti blen çimento cash, blen hekur cash, tulla cash, punëtorët i paguan në të zezë me lekë në dorë. Nuk të kërkon kush llogari. Kur mbaron pallati, i shet apartamentet me kontrata të rregullta noteriale dhe blerësit t'i kalojnë lekët e pastra direkt në bankë. Kështu i ke zbardhur 100% dhe ke fituar dyfish."

 

Kjo dosje hetimore dëshmon goditjen  një prej strukturave më të organizuara të krimit shqiptar që fillonte në Amrikë Latine dhe përfundon në Shqipëri. Ka funksionuar ndër vite dhe askush nuk e di se sa ka qënë fuqia e saj ekonomike. SPAK thotë që ka sekeustruar 150 milion euro të këtij grupi kriminal por nga komunikimet mes anëtarëve të grupit ata ishin të aftë të shisnin tonelata me kokainë brenda javës. 150 milion janë shumë pak në raport me jetëgjatësinë e këtij grupi prandaj detyra kryesorë e prokuroriëve është të shkojnë tek paratë dhe projektet ndërtimore ku këta perosna janë të përfshirë në Tiranë dhe në jug të vendit.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy