
Samiti i II i Diasporës Shqiptare nisi sot në Tiranë. Ky event bën bashkë personalitete të spikatura të biznesit, shkencës, artit dhe kulturës që jetojnë jashtë vendit si edhe emra të politikës shqiptare.
Pjesë e samitit është edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa në axhendë ishte parashikuar edhe pjesëmarrja e kreut të PD, Lulzim Basha. Por Basha e ka refuzuar pjesëmarrjen duke u shprehur se: “ne i kemi një borxh të madh diasporës, ndaj nuk mund të pranoj kurrë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë duke i përzënë nga shtëpitë e tyre, ia nxiu faqen Shqipërisë me kanabisin dhe ia dorëzoi vendin oligarkëve dhe krimit“.



