Plagosja e dyfishtë në Divjakë/ Kryebashkiaku Fredi Kokoneshi niset drejt Spitalit Ushtarak (VIDEO)

Plagosja e dyfishtë në Divjakë/ Kryebashkiaku Fredi Kokoneshi niset drejt Spitalit Ushtarak (VIDEO)

Kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi është dërguar në Spitalin Ushtarak për mjekim të specializuar. Korrespondentja e MCN TV raporton se gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar.

Ndërsa shoferi i tij Gazmir Bullari ndodhet ende në Spitalin e Lushnjës, dhe do të niset drejt kryeqytetit sapo gjendja e tij të stabilizohet. Kujtojmë që mëngjesin e sotëm mbetën të plagosur pas goditjeve me thikë kryebashkiaku Kokoneshi dhe shoferi i tij.

 Autori i dyshuar është Orgest Xhelili, i cili ka qëlluar mbi 10 herë me thikë pa paralajmerim, Kokoneshin në shpatull dhe shoferin në pjesën e barkut.  Mësohet se autori punonte prej katër vitesh si inxhinier IT në Bashkinë Divjakë dhe 7 muaj më parë është shkarkuar.

Ai është shkarkuar nga puna me pretendimin se nuk plotëson kushtet për të mbajtur atë vend pune. Ndërkaq, edhe bashkëshortja e cila punonte si shefe ambulance është hequr nga ai vend pune po nga kryetari bashkisë. Dyshohet se ngjarja lidhjet pikërisht me ndërprerjen e marrëdhënieve të punës nga kryetari i bashkisë. Plagosja ka ndodhur para syve të disa personave jashtë ambientit të institucionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy