
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka të ngjarë të takohet me presidentin rus Vladimir Putin vetëm pas një beteje të madhe të parashikuar për rajonin lindor të Donbasit, tha të dielën këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak.
"Ukraina është gati për beteja të mëdha. Ukraina duhet t'i fitojë ato, veçanërisht në Donbas. Dhe pas kësaj, Ukraina do të marrë një pozicion më të fuqishëm negociues, nga i cili mund të diktojë disa kushte. Pas kësaj, presidentët do të takohen. Kjo mund të zgjasë dy ose tre javë", tha Podolyak në një fjalim televiziv.
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se ata parashikojnë një ofensivë të madhe në Donbas nga Rusia, e cila ka njoftuar një ndryshim në strategjinë ushtarake duke u fokusuar në lindjen e vendit.
Ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një intervuiste u shpreh se NATO po planifikon një prani të përhershme ushtarake në kufirin e saj në një përpjekje për të luftuar agresionin e ardhshëm rus.
Ai i thotë se fokusi i tij është të sigurojë që aleatët e tjerë të NATO-s të përmbushin kërkesën minimale të aleancës prej 2% shpenzime si pjesë e PBB-së së tyre.



