
Policia e Kavajës ka nisur hetimet për zbardhjen e plagosjes së një shtetaseje italiane në Kavajë. Burime nga policia bëjnë të ditur se nën akuzë për këtë ngjarje është vënë bashkëshorti i saj shqiptar, të cilit i është marrë edhe dëshmia.
Sipas tij, në katin e parë të hotelit po bëhej një festë dhe nga aty vinte zhurmë. Ai është ankuar për zhurmën pasi ishte orë e vonë. Fillimisht, sipas tij, kanë qenë disa miq të bashkëshortes së tij, të cilët i kanë shkuar në dhomën ku qëndronte dhe e kanë rrahur.
Më pas, në konflikt e sipër, ai ka treguar se ka marrë një thikë të vogël dhe ka qëlluar bashkëshorten në pjesën e parakrahut. Policia vijon ta mbajë në Komisariatin e Kavajës, por akoma nuk ka një vendim për të nëse do të ketë apo jo fletë arresti.
Kastriot Dema, 35 vjeç, banor i fshatit Ballaj, është prej vitesh i martuar me shtetasen italiane me të cilën kanë dhe dy fëmijë. Dema se bashku me gruan e tij kanë një resort në zonë, aty ku edhe ndodhi ngjarja. Prej kohësh shtetasja italiane kishte urdhër-mbrojtje nga policia pasi 35-vjeçari herë pas here e dhunonte.
Gjatë natës së kaluar Dema e ka plagosur gruan me thikë në katin e tretë të resortit. Aktualisht Karlota, bashkëshortja e Demës ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa Dema ne policinë e Kavajës.



