36-vjeçari kërkohej për prostitucion në Itali, arrestohet në Lezhë

36-vjeçari kërkohej për prostitucion në Itali, arrestohet në Lezhë

Autoritetet italiane e kishin shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni, por Arben Gjikolaj, 36 vjeçari shqiptar është arrestuar sot në Lezhë.

Ditën e sotme, nga Sektori për hetimin e krimit të organizuar ne Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, është bërë e mundur lokalizimi dhe kapja në fshatin Manati në Lezhë, të Gjikolajt, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar me datë 16 qershor të këtij viti nga Interpol Roma, pasi të, Gjykata e Torinos, me datë 22.06.2016 ka lëshuar urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzimit të prostitucionit” parashikuar nga legjislacioni italian.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy