Kanosi një person për t'i marrë paratë, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan

Kanosi një person për t'i marrë paratë, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 35-vjeçar me iniciale E.B., , për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Nga veprimet hetimore rezulton se 35-vjeçari, në bashkëpunim me të tjerë, ka kanosur një shtetas, për dhënien e 400 000 lekëve të rinj, shumë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një celular dhe me biçikletën me të cilën lëvizte i arrestuari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:  DVP Elbasan/Finalizohet si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Shifra”.

Shtrëngoi me anë të kanosjes, një shtetas, për dhënien e 400 000 lekëve të rinj, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, arrestohet në flagrancë teksa merrte paratë, 35-vjeçari.

Specialistët e strukturave hetimore dhe operacionale të DVP Elbasan, mbështetur nga inteligjenca informative se një shtetas ishte shtrënguar me anë të kanosjes, për dhënien e një shume parash, kanë iniciuar një hetim proaktiv, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, dhe si rezultat kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shifra”.

Në kuadër të këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi E. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Falë ndërhyrjes në kohë, të shërbimeve të Policisë, ky shtetas u kap në flagrancë teksa merrte shumën e parave.

Nga veprimet hetimore rezulton se 35-vjeçari, në bashkëpunim me të tjerë, ka kanosur një shtetas, për dhënien e 400 000 lekëve të rinj, shumë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një celular dhe me biçikletën me të cilën lëvizte i arrestuari.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, si edhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy