
Struktura e Posaçme AntiKorrupsion do të ngrihet brenda muajit nëntor të këtij viti. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Sipas KLP-së, të gjitha hapat e propozuar nga Komisioni i Posaçëm për SPAK do të finalizohen brenda 30 ditëve.
Janë 8 kandidatët për prokurorë të SPAK që e kanë kaluar vetingun me vendim të formës së prerë: Altin Dumani, Arben Kraja, Klodian Braho, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini dhe Behar Dibra.
Pas emërimit të 8 prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë hap menjëherë garën për shprehjen e interesit nga ana e tyre për pozicionin e drejtuesit, fazë e cila zgjat 5 ditë.
Gjithë procesi duhet të mbarojë brenda 30 ditëve.




