
Qeveria do të mundësojë avokatë falas nga Shqipëria për të burgosurit shqiptarë jashtë shtetit. Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko i ka tërhequr vëmendjen administratës së shtetit për shërbimin ndaj diasporës. Sipas tij, numri i të arrestuarve për momentin përllogaritet rreth 4500 vetë.



