
Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka caktuar vazhdimin e masën e sigurisë “arrest me burg” të dhënë në mungesë për Ramazan Rrajën.
Përveç akuzave të mëparshme për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Rrajës i është shtuar edhe akuza e armëmbajtjes pa leje.
Ramazan Rraja ka mbajtur qëndrim mohues lidhur atentatin e ndodhur 1 nëntor të vitit 2019 tek mbikalimi i Shkozetit, duke pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.
Më herët për ngjarjen e Shkozetit janë arrestuar 5 persona në Shqipëri.
Plaurent Derishaj dhe Dritan Shkëmbi ndodhen në Dubai, ndërsa Julian Meçaj vijon të jetë ende në kërkim.



