Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se IDF-ja ka nisur një operacion të madh në Jenin, në Bregun Perëndimor, me qëllim çrrënjosjen e terrorizmit në zonë.
“Forcat izraelite të sigurisë filuan sot një operacion të madh dhe të rëndësishëm ushtarak për të çrrënjosur terrorizmin në Jenin", tha kryeministri në një deklaratë.
Nga ana tjetër, Hamasi ka nisur një apel për një mobilizim të përgjithshëm në Bregun Perëndimor pas operacionit të përbashkët ushtarak 'Muri i Hekurt' i nisur sot nga IDF dhe Mossad në kampin e refugjatëve Jenin.
Hamasi u kërkon palestinezëve në Bregun Perëndimor që të intensifikojnë luftimet kundër Izraelit në përgjigje të ofensivës ushtarake të IDF në qytetin e Jeninit.



