Të rinjtë në Francë formojnë “shkallë” mbi njëri-tjetrin dhe shpëtojnë një familje nga zjarri (Video)

Të rinjtë në Francë formojnë “shkallë” mbi njëri-tjetrin dhe shpëtojnë një familje nga zjarri (Video)

Një grup të rinjsh në qytetin francez të Nantes kanë shpëtuar një familje nga zjarri që kishte shpërthyer në apartamentin e tyre.

Pamjet dramatike tregojnë të rinjtë të cilët në anë të ndërtesës kanë formuar shkallë duke hipur mbi njëri-tjetrin për të ndihmuar një familje. Pranë ndërtesës ishin vendosur dyshekë, ku u hodh një foshnjë 6 muajshe.

Një nga të rinjtë e përfshirë në aksionin për shpëtimin e familjes ka thënë për “Ouest-France” se vendimi për të hedhur foshnjën nga ballkoni ishte "zgjidhja e fundit e mundshme" për t’i shpëtuar jetën, ndërsa tymi dilte nga ndërtesa.

Nëna e foshnjës thuhet se është dërguar në spital në gjendje kritike, por rikuperimi i saj vijon.

Siç shkruan BBC zjarri gjithashtu u përhap në banesa të tjera në ndërtesë dhe zjarrfikësit shpëtuan disa persona të tjerë.

Historia i bën jehonë rastit të një emigranti, i cili u vlerësua gjerësisht për ngjitjen në pjesën e jashtme të një ndërtese për të shpëtuar një djalë të vogël të varur nga një ballkon në katin e katërt në Paris në 2018-ën.

Mamoudou Gassama u bë më vonë shtetas francez dhe iu dha një medalje për guxim nga presidenti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy