Shqiptari pjesë e Ndraghetës në Itali, nën gjykim për trafik kokaine

Shqiptari pjesë e Ndraghetës në Itali, nën gjykim për trafik kokaine

Një shqiptar është mes 31 pandehurve që do të dalin para drejtësisë për trafik kokaine. Ata janë pjesë e grupit mafioz “Ndragheta” dhe akuzohen për trafikun e kokainës nga Lombardia në Abruzzo dhe Francavilla al Mare. Mes të pandehurve është edhe Enea Nelo, 29 vjeç.

Hetimi i policisë çoi në arrestimin e 19 personave në shkurt të këtij viti si dhe vënien nën sekuestro të disa pasurive të patundshme si bare, piceri dhe rreth 6 milionë euro të një kompanie në një fshat turistik në Kalabri.

Kreu i kësaj dege të grupit mafioz është Simone Cuppari, i cili po gjykohet në një proces të veçuar.  

Gjykata ka caktuar seancën e radhës më 19 dhjetor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy