
Joni Myshketa, anëtar i Këshillit Bashkiak në Durrës tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se kazanët e diferencuar në këtë qytet kanë vetëm emrin të tillë pasi aty nuk ndahen mbetjet.
Sipas Myshketës, duhet që të mbahet përgjegjësi për kostot e mëdha financiare që I janë shkaktuar qytetarët me procesin e incenerimit.
Lë shumë për të dëshiruar. Është situatë që nuk është zgjidhur kurrë këto 35 vjet.
Kazanët e diferencuar, kanë vetëm etiketën të diferencuar, por nuk ka mbetje të diferencuar. Nuk kanë kapak, janë në qiell të hapur, kutërbon erë, ka rrezik për infeksion dhe është një pamje aspak e këndshme.
E shoh kthesë me vonesë, me kosto pas 10 vitesh. Incenerimi është procesi i fundit i trajtimit të mbetjeve, me kosto jashtëzakonisht të larta për qytetarët.
Një mea culpa nuk mjafton dikush duhet të mbajë përgjegjësi për dëmin e shkaktuar, qoftë për dëmin ekonomik dhe për shqetësimin që ka sjellë bizneseve.



