
Kryedemokrati Sali Berisha në takimin me koordinatorët politikë të PD ditën e sotme, deklaroi se tani që kanë ardhur të dhënat e EncroChat dhe SKY EÇ, tani ka dalë në pah i gjithë krimi monstruoz që është kryer në zgjedhje nga bandat kriminale për të marrë mandatet e vitit 2021.
Berisha shtoi se kjo do të thotë se edhe ky parlament duhet të ikë sa më parë, pasi është ngritur mbi krimin.
Sipas tij, qytetarët duhet ta dinë se është jashtë imagjinatës së tyre lidhja e tmerrshme e krimit me Edi Ramën dhe qeverinë e tij.
Në këtë lidhje janë një, kryeministër dhe ministrat, gjykatës të lartë, prokurorë, hetues. Dhe si shpërblim, Edi Rama vendos më të inkriminuarin politikan pas tij, Taulant Ballën në krye të ministrisë së rendit.
Në bazë të këtyre bisedave, Taulant Balla shkon të paktën për 10 dosje. Minimumi 10 dosje. Dhe ai u zgjodh dhe u vu nga Edi Rama në krye të krimit. U vu për të mbrojtur krimin.
Sa shkoi, e plaçkiti dhe e grabiti të gjithë sistemin TIMS. Ka vetë 54 udhëtime me Begon. Plus trafikantë të tjerë.
Po Olsi Rama, sa është me atë Gjonajn e Hakmarrjes së Xibrakës? I ka në TIMS të gjitha. Dalja e tij jashtë kufirit me makinën e adoptuar për transportin e drogës. Se këto duhen zhdukur.
Tani çfarë ndodh? Kanë vu nën presion të tmerrshëm kriminal SKAP-in. Po kush e kërcënon Altin Dumanin?
Sapo ky u bë ministër, filluan bandat ta kërcënojnë? A pret kush që Dumani të hetojë Ballën kur Rama i vodhi zgjedhjet dhe këto të tjerat i vjedh tre herë më shumë.



