Inteligjenca artificiale në prokurimet publike/ Semanaj: Deklarata jo reale. Në rast afere SPAK-u do të duhej të hetonte AI-në!

Inteligjenca artificiale në prokurimet publike/ Semanaj: Deklarata jo reale. Në rast afere SPAK-u do të duhej të hetonte AI-në!

Eksperti i IT Besmir Semanaj komentoi në “MCN Economy” deklaratat e kryeministrit Edi Rama për futjen e inteligjencës artificiale në prokurimet publike. Semanaj vuri në dukje se inteligjenca artificiale nuk është e aplikueshme në çdo fushë. Semanaj thotë se kompjuteri do të vendoste në bazë të parametrave që është ushqyer, dhe në rast afere, përgjegjësia do t’i mbetej inteligjencës artificiale. “Më duket sikur duam të fshihemi pas teknologjisë”, theksoi Semanaj në fjalën e tij, duke shtuar se nuk njeh ndonjë shtet që përdor inteligjencën artificiale në prokurimet publike. 

Duhet të ndajmë pjesën e zhvillimit teknologjik nga deklaratat populiste. Është e njëjta deklaratë që u bë se satelitët do luftonin korrupsionin. Besoj se z.kryeministër është keqkuptuar, ai më shumë duhet të fliste për dixhitalizimin e prokurimeve publike se sa për inteligjencën artificiale. Z.kryeministër dhe të tjerë duhet të kuptojnë çfarë është inteligjenca artificiale, pra do kemi një vendimmarrje nga makineritë, nga sistemet, nga kompjuterat. Këtyre kompjuterëve duhet t’u jepen disa informacione, t’ju vendosen disa parametra, dhe bazuar në këto informacione që i marrin diku, në kohë reale do koerrelojnë për të pasur një vendosje për prokurimet publike. Pjesa që më duket më e frikshme, në momentin që do kemi një aferë.... Nuk do jetë kompjuteri që do vendosë, do vendosë, por në bazë të parametrave që është ushqyer ky kompjuter, përgjegjësia do t’i mbetet inteligjencës artificiale dhe do t’i mbetet SPAK-ut të hetojë për inteligjencën artificiale! Inteligjenca artificiale është një zhvillim për njerëzimin nuk është e aplikueshme në çdo fushë. Më shumë janë deklarata populiste, se sa reale, që do ndihmojë biznesin dhe uljen e korrupsionit. Dixhitalizimi dhe përdorimi i inteligjencës artificiale janë dy gjëra të ndryshme”, tha Semanaj. 

Platforma me inteligjencë artificiale do blihet, se nuk besoj se do e programojmë. Nuk di ndonjë shtet që ka implementuar për prokurimet publike inteligjencë artificiale. Ne kemi edhe prokurime ku firma fituese është ajo që ka dhënë çmimin më të lartë, ndërkohë që parametrat teknike janë pak a shumë njësoj. Më shumë më duket sikur duam të fshihemi pas teknologjisë, kur kemi dështuar me teknologjinë. Nuk besoj se Shqipëria është gati, do të duhej ta aplikojnë disa shtete më të fuqishme njëherë. Ne nuk kemi përse të shpikim rrotën”, shtoi eksperti. 

Semanaj tha se do të ishte dështim total nëse futet inteligjenca artificiale pa bërë më parë një meachine learning. Ai shtoi se më së pari institucionet duhet të fitojnë besueshmërinë e qytetarëve shqiptarë dhe mandej të nisin implementimet teknologjike. 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy