Kryeministri Edi Rama lajmëroi një masë të re të qeverisë ,vendimin për përdorimin me detyrim të maskës në çdo ambjent, të hapur apo të mbyllur duke nisur nga java e ardhshme, përkatësisht nga dita e enjte.
E gjitha kjo, shpjegon kryeministri, bëhet me qëllim, shmagien e një mbyllje të dytë të vendit, sidomos tani që pritet rritjeve e rasteve ditore me Covid-19.
Gjoba për individet do të vilet në faturen e dritave ndërsa për bizneset me mënyra të tjera direkte.
"Fakti që tani temperaturat do ulen, njerezit do grumbullohen në ambjente të brendshme, përdorimi i kondicionereve, etj janë faktore që do e shtojnë rriskun për rritjen e numrit të të infektuarve.Disa vende po shtojnë masat kundër Covid-19 për shkak të rritjes së rasteve. Nga java e ardhshme maska do të jetë e detyrueshme në cdo vend, përfshirë këtu ambjente të jashtme, lokale, biznese dhe kudo tjetër. Gjoba për qytetaret në rast se nuk do të zbatohet përdorimi I maskës do të vendoset tek fatura e dritave ndersa per bizneset do te vilet direkt. Unë bashkë me Ministren do luftojmë fort që të mos e mbyllim më vendin, as bizneset , as shkollat sepse I dimë mirë pasojat ekonomike. Ama ne nuk mund të presim që shumica e njerezve të vazhdojë ti injorojë rregullat, kështu që gjobat këtë herë duhet ti merrni seriozisht sepse nuk tolerojmë më. Më mirë një maskë sot, sesa një mbyllje neser e vendit. Unë nuk kam mbajtur maskë deri sot, nga nesër do të mbaj maskë edhe jashtë. Zbatimi i rregullave të reja do të monitorohet nga policia e shtetit dhe nga policia bashkiake.Duhet të parandalojmë një karantinë të plotë. Të gjithë bashkë ne duhet tiu qëndrojmë strikt rregullave".
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat me ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat kundër Covid për të shmangur me çdo kusht një karantinë të dytë që sipas tij do të vinte në vështirësi familjet shqiptare por edhe vetë shtetin.
“Situata në Europë e më gjerë ka filluar të bëhet shqetësuese. Ishte diçka e parashikuar që me ardhjen e vjeshtës numrat do të rriteshin, por nëse në disa vende po rikthehen masa shtrënguese dhe kërcënimi i një karantine të përgjithshme, ajo që ne duhet të të parandojmë me çdo kusht është një karantinë e përgjithshme, pasi do të ishte tejet e vështirë për vendin, ekonominë e shumë familjeve dhe për shtetin.
Ishte parashikuar që me ardhjen e vjeshtës numrat do të fillonin të rriteshin, por ndërsa në disa vende po rikthehen masat shtrënguese dhe po rishfaqet kërcënimi i një karantine të përgjithshme ajo që ne duhet me çdo kusht të përpiqemi dhe të parandalojmë është një karantinë e përgjithshme. Një karantinë e përgjitshme e dytë do të ishte tejet e vështirë për vendin, ekonomitë e shumë familjeve dhe shtetin”.
Ndërsa disa vende po u rikthehen masave shtrënguese, Rama tha se Shqipëria është në kohë për të reaguar me vullnet dhe përgjegjshmëri qytetare.



