
Të ftuarit e programit të mëngjesit ‘Zgjohu me MCN’ në takimin e fundit për këtë vit, Kujtim Gjuzi, ish-deputet, Iris Sula, këngëtare dhe Anora Kroj, psikologe, erdhën me urimet më të mira për vitin që po hymë.
Ata sollën në vëmendje disa nga episodet më të mira të vitit 2024 me dëshirat për një vit të mbarë për të gjithë.
Kujtim Gjuzi:
Unë festoj patjetër me familjen, por unë kam një parim timin, një javë para mbledh të afërmit e mi dhe pimë një kafe bashkë.
Zonja ime i bën të gjitha gati por tani furra, pastiçeria është poshtë pallatit, fruta perime, të gjitha janë, dhe si meshkujt nuk kemi atë detyrimin të shkojmë me patjetër në jug me siguri atë thesin me portokaj, është plot tregu.
Kaloj një vit që ishte viti i pensionimit tim fizik dhe zyrtar,. Unë mendoj se ishte një vit i mirë, edhe buxheti i shtetit kaloj në 8,3 miliard dollar pra i bie që ne jemi 10 herë më mirë se në vitin 1990 kur ishte 800 milionë €.
Iris Sula:
Ka qenë një vit i mirë për mua. Unë me 1 janar është transmetuar finalja e ‘Mam po ti” dhe u mbyll me Kënga Magjike, dhe ishte një eksperiencë e bukur, dhe hera e parë që merrja pjesë në kategorinë Big. Unë çdo vit mbaj mend gjëra më të mira që më kanë ndodhur. Unë mendoj se vetëm gjërat e mirë duhet ti mbajmë mend, jo të këqijat.
Unë kam kontribuar ditë më përpara kam ndihmuar për peta bakllavanë, jam rritur me gjyshen nga Korça, për herë të parë kam bërë bakllavanë që 12 vjeç. Gjërat tjera tradicionale i bëj gati të gjitha.
Anora Kroj:
Sigurisht që të gjithë njerëzit kur mbyllim një vit, bëjnë një bilanc të jetës së tyre se çfarë ka shkuar mirë dhe cilat janë gjërat që nuk kanë shkuar aq mirë do të ishte mirë që gjejmë mundësitë e mira brenda vetes dhe të shohim ato që nuk i kemi realizuar mirë, të shikojmë se çfarë elementesh mund të vendosim në dispozicion që të mund ti realizojmë më mirë.
Sa i takon veten sime nuk më pëlqen të mbaj peng, dhe çelësi i suksesit i çdokujt është që të bëjmë më të mirën e tyre.
Mendoj se është momenti më i mirë që familja kalon kohë që bashku, se është momenti më emocional për të ndarë së bashku gëzimet, të jemi më të ngrohtë më të dashur me njëri- tjetrin, të shprehim më shumë dashuri, të ndihmoj të gjithë qoftë me gatimit, dikush të shërbej, dikush të dekoroj tavolinën. Çdo ushqim po u bë më dashuri, dhe kur ka dashur, çdo ushqim preferohet.



