Ulen tensionet /Macron takon Conte, do punojmë me Italinë për emigracionin

Ulen tensionet /Macron takon Conte, do punojmë me Italinë për emigracionin

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili do të zhvillojë bisedime me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin javën e ardhshme, tha të premten se shpreson të arrijë një marrëveshje për përfundimin e bashkimit bankar të eurozonës në "javët e ardhshme".

Duke folur në konferencën e shtypit së bashku me kryeministrin italian Giuseppe Conte, Macron tha gjithashtu se rregullat aktuale të emigracionit evropian nuk ishin të kënaqshme dhe se evropianët nuk kishin treguar mjaft solidaritet me Romën mbi krizën e emigrantëve.

Qëndrat e emigrantëve do të propozohen të ngrihen jo vetëm në Libi por dhe në vendet afrikante sahariane sic është Niger.

Reforma e Traktatit të Dublinit, mjaft e kërkuar nga qeveria italiane është një tjetër temë kyce e këtij takimi

Ai tha se Franca shpresonte të punonte me Italinë, Gjermaninë dhe Spanjën për të gjetur një mënyrë për të trajtuar më mirë fluksin e emigrantëve në Europë.

 

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy