Plani i SHBA për paqen në Ukrainë/ Burimi: I papranueshëm, i jep Rusisë edhe territore që nuk i ka pushtuar ende (VIDEO)

Plani i SHBA për paqen në Ukrainë/ Burimi: I papranueshëm, i jep Rusisë edhe territore që nuk i ka pushtuar ende (VIDEO)

Shtetet e Bashkuara janë rikthyer me një propozim të ri prej 28 pikash për përfundimin e luftës në Ukrainë, i cili parashikon, ndër të tjera, dhënien e territoreve Rusisë dhe legjitimimin e tyre në arenën ndërkombëtare. Çarmatimi i pjesshëm i Ukrainës dhe lëshime të tjera të njëanshme nga Kievi, pa masa të barasvlershme nga Moska, përbëjnë elementët kryesorë të planit amerikan.

Analisti Genc Burimi, në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN, e cilësoi këtë plan si të papranueshëm dhe të përsëritur, duke thënë se favorizon hapur Rusinë.

Sipas meje, ky plan është një ‘bis repetita’, një përsëritje e planit të mëparshëm të Donald Trump. 

Një plan i favorshëm për Rusinë që më pas Trump e harroi, e riktheu përsëri, sepse ai ndryshon mendim vazhdimisht. 

Deklaratat e Trump-it, të bëra në Shtëpinë e Bardhë në praninë e kryebashkiakut të Nju Jorkut, të cilit, sipas Trump i bëri shumë “temena”, ndonëse e kishte sulmuar rëndë gjatë fushatës, tregojnë se presidenti amerikan nuk pritet të ndryshojë qasje. Ky plan është 100% i papranueshëm. 

Sipas Burimit, plani detyron Ukrainën t’i japë Rusisë edhe territore ku Moska nuk ka ende prani ushtarake.

Nuk është vetëm çështja e heqjes dorë nga anëtarësimi në NATO. Pika kryesore është kërkesa që Zelensky t’i falë Rusisë territore ku Putini nuk është sot prezent. 

Në Donbas ka zona që Rusia i kontrollon plotësisht, si Krimea, por ka edhe zona që i ka futur në Kushtetutë, por nuk i zotëron 100%. E megjithatë, kërkohet që Ukraina t’ia dorëzojë 100. 

Pozicioni ukrainas është i qartë: çdo plan paqeje duhet të mbështetet te linja aktuale e frontit, jo te pretendimet territoriale të Rusisë.

Ndërsa divergjenca tjetër lidhet me njohjen ndërkombëtare pas një armëpushimi të mundshëm.

Sipas Evropës dhe Ukrainës, edhe nëse vendoset paqja, nuk duhet njohur diplomatikisht situata e krijuar, ngjashëm me rastin e Qipros së ndarë, duke e lënë konfliktin të ngrirë. Por Trump thotë ‘jo, duhet t’ia njohësh Putinit, që ta ketë të përjetshme’. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy