Moti sot/ Kthjellime e ngritje graduale të temperaturave

Moti sot/ Kthjellime e ngritje graduale të temperaturave

Gjatë ditës së sotme pritet largim gradual i valës së ftohtë me origjinë Verilindore – Lindore duke sjellë ngrohje graduale të motit në territorin shqiptar.

Për rrjedhojë, zonat e ulëta dhe vija bregdetare do të mbizotërohen nga moti i kthjellët përgjatë gjithë 24-orëshit, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare do të vijojë moti në zonat malore të Shqipërisë. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C vlera më e ulët e shënuar në zonat verilindore deri në 18°C vlera më e lartë e cila do të shënohet përgjatë vijës bregdetare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy