Avokatja Adriana Kalaja tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se arrestimi i Ermal Beqirit ka qenë rastësor dhe se policia shqiptare nuk ka asnjë meritë.
Duke vijuar Kalaja tha se pavarësisht se nuk është bërë publike, janë bërë deri në 3 pengmarrje të AKSHI dhe se me këto ka lidhje emri i Beiqrit.
Kalaja bëri me dije se ka paraqitur prova të reja shtesë në lidhje me dosjen AKSHI dhe që implikojnë Beqirin, Geron Meçen dhe Armand Frangun.
Është hap shumë i rëndësishëm, është hap rastësor, nuk ka asnjë meritë qoftë policia shqiptare. Të mos na dalin tani sikur kanë bërë ndonjë veprim të vlefshëm ligjor në këtë dosje. Edhe procedurat që kanë mbetur nga momenti kur SPAK dhe GJKKO ka aprovuar kërkesat për masën e sigurimit personal ndaj Beqirit që paraqet një rrezikshmëri të lartë jo vetëm për çështjet që akuzohet, por referuar këtyre veprave penale ai është i rrezikshëm në mënyrë potenciale qoftë për prishjen e provave dhe intimidimin e dëshmitarëve.
Ka akuzë në lidhje me pengmarrjet që janë bërë, pavarësisht se nuk është bërë publike aty flitet që janë bërë deri në 3 pengmarrje të AKSHI. Ka lidhje shumë të forta emri i Ermal Beqirit. Jo më kot ditën e hënë kam paraqitur prova shtesë që implikojnë Ermal Beqirin, Geron Meçen dhe Armand Frangun, baxhanaku i kryeministrit, apo kunati i Lindës me 4 mbiemra. Hapat e SPAK kanë qenë korrekt, por për shkak të dekonspirimit që duhet të mbajë përgjegjësi prokurori Bledar Maksuti dhe kush e ka dekonspiruar aksionin, dhe për të cilin sot personat kryesorë të kësaj dosje dhe referuar provave kanë lidhje me Ramën.



