
Një nënë në Britani ndodhet në një pozicion tepër të vështirë, pasi të dy fëmijët e saj kanë nevojë për transplant veshkash, ndërkohë që ajo mund të dhurojë vetëm një.
Noah, djali 20-vjeçar i Sarah Bingham, por edhe vajza 16-vjeçare Ariel, kanë të dy të njëjtën gjendje të rrallë gjenetike. Sakaq nëna 48-vjeçare është personi adapt për të dhuruar veshkat, por s’mund ta bëjë këtë për të dy fëmijët pavarësisht se dëshira e saj është e tillë.
Gjithsesi ajo mund të marrë një ndihmë nga dy miqtë e saj, të cilët sipas BBC përshtaten për t’i dhuaruar veshkën djalit. Sakaq vetë Sarah mund ta dhurojë për të bijën e cila e ka më të domosdoshme. Ndërkohë burri i saj, Darryl, nuk mund të jetë dhurues për asnjë nga fëmijët.
Si djali ashtu edhe vajza konkretisht vuajnë nga nefronoftiza, e cila shkakton inflamacion dhe dhëmbëza në veshka.
E ëma e fëmijëve thotë se djali i saj ‘është shumë i dobët’, por i nënshtrohet dializës së rregullt dhe fatmirësisht është në gjendje të qëndrueshme, ndërsa vajza është ‘është përkeqësuar shumë vitin e fundit’ dhe ndoshta asaj duhet t’ia dhurojë fillimisht veshkën.
Sarah Bingman për këtë situatë të vështirë në të cilën ndodhet është shprehur: “Isha gati t’i dhuroja veshkën vajzës, por më pas edhe djali u diagnostikua me problem. Edhe ai ka nevojë për transplant. Padyshim që unë vetëm njërin prej tyre mund të ndihmoj. Ekipet mjekësore nuk më orintojnë për të marrë një vendim, pasi më thonë se duhet të vendos vetë. Ndihem në një pozicion të vështirë.”
Fillimisht vajza Ariel filloi të ndihej e lodhur në vitin 2016. U mendua se e gjitha kishte ardhur për shkak të stresit të provimeve dhe më vonë u diagnostikua me nefronoftiza.



