Zhdukja e holandezit në Osum/ Spathara: Shqetësim pseudo-guidat dhe turistët pa masa sigurie! Të ruajmë imazhin e Shqipërisë (VIDEO)

Zhdukja e holandezit në Osum/ Spathara: Shqetësim pseudo-guidat dhe turistët pa masa sigurie! Të ruajmë imazhin e Shqipërisë (VIDEO)

Alma Spathara nga Albanian Rafting Group foli në MCN Live mbi rastin e një turisti holandez që është rrëmbyer nga rrjedha e lumit Osum duke humbur jetën. Spathara ngriti shqetësimin e pranisë së pseudo-guidave që janë të pacertifikuara dhe trajnuara mbi rafting dhe sportet e tjera që mund të bëhen në kanion. Ajo u shpreh se turistët nuk mund të futen në kanione pa mjetet e sigurisë, duke theksuar se janë zona me rrezikshmëri të lartë.

Turizmi është kthyer në industri gjigante, po rritet me hapa të shpejtë, sidomos turizmi i aventurës, prandaj kemi përgjegjësinë që të ruajmë imazhin e Shqipërisë sonë. Të ofrojmë udhëtime me standarde. Federata Shqiptare e Rafting me Albanian Rafting Group, ne kemi 22 vite që kemi zhvilluar sportin e rafting, eksplorimin e kanioneve dhe i kemi çuar në standardet më të larta. Gjithmonë i kemi pasur fokus mjetet e sigurisë, guidat e certifikuara dhe trajnuar. Nuk është rasti i parë që gjejmë turistë të huaj, vendas, nëpër kanione apo lumenj pa asnjë masë sigurie. Kur jepen lajmet në media nuk analizohet pse vdiq turistja shqiptare në kanionin e Holtës para 3 vitesh, por thjesht u dha lajmi. Ajo s’do kishte vdekur nëse do kishte veshur skafandrën, jelekun e shpëtimit, kostumin termik, xhupin termik, dhe nëse do ishte me një guidë të trajnuar dhe certifikuar nga federata përkatëse. Federata duhet të bashkëpunojë me ministrinë e Turizmit dhe të Sportit, të bëhemi bashkë dhe të informojmë turistët e huaj dhe vendas. Kanionet janë zona të mbyllura dhe po u fute në pikën e nisjes, nuk del nëse ndodh një komplikacion gjatë rrugës nuk e ke të mundur të dalësh. Përbën rrezikshmëri. Prandaj jemi shumë të shqetësuar. Herë pas here kemi dalë nëpër media, dhe kemi ngritur shqetësimin e pseudo-guidave që s’e kan ë fare idenë e rrezikshmërisë marrin turistë pa asnjë mjet sigurie dhe i fusin nëpër kanione, nëpër lumenj. Kemi 22 vite që merremi me këtë dhe s’duam të prishet imazhi i Shqipërisë”.

Duke rrëfyer rastin e çiftit holandez, ku u shpëtua një grua ndërsa bashkëshortin e saj e mori rrjedha e lumit, Spathara tregon:

Për rastin e fundit të zonjës, Helmën. E gjetëm zonjën pa ndjenja, temperatura e trupit ishte nën 30 gradë, e akullt dhe nuk ishte koshiente. E ngrejmë me kujdes dhe e veshëm që ta ngrohim, dhe e nxjerrim anësh lumit. Ajo na shpjegon pasi vjen në vete, unë kam burrin. Një nga guidat tona çon zonjën në spitalin rajonal të Skraparit dhe rifuten në kanion dhe filluam të kërkonim zgavrat. Ka shumë turistë të huaj që e kanë gjetur Shqipërinë pa asnjë informacioni, pa tabela informuese. Ata nuk njohin terrenin dhe pikat e rrezikut ashtu siç i njohim ne. Edhe zhytësit e RENEA-s erdhën dje, trupi është shumë e vështirë të gjendet”.

Ajo vë në dukje domosdoshmërinë që në kanion të ketë tabela informuese. Po ashtu Spthara thotë se Universiteti i Sportit nuk mund të licensojë guidat e rafting.

Në çdo hyrje kanioni duhet të ketë tabela informuese, ku të thuhet që s’mund të futeni në këtë kanion pa patur mjete. Sporte të caktuara, si rafting, kajak në lumenj, eksplorime të kanionit, duhet që turisti të jetë i pajisur me veshje speciale, nuk mund të futen me rroba banje. Nuk i kemi shpikur ne, i ka gjithë bota anembanë. Këto pajisje dhe veshje shiten në komani të specializuara për lumenjtë. Duhet të kontrollohen zonat, nuk mund të jenë të pakontrollueshme. Ndonjëherë ndihemi vetëm. Thonë që këta ekzagjerojnë, por nuk e kuptojnë që njëherë ndodh dhe turisti humbet jetën. Të dashur turistë mos merrni përsipër aktivitete që kërkojnë guida të specializuara dhe pajisje specifike. Universiteti i Sportit nuk mund të licensojë guidat e rafting! Ti jep 500 mijë lekë dhe nesër mund të bëhesh një guider rafting! Profesionistëve t’u lihet të bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë. Ne këtë dimë të bëjmë. Shqipëria nuk lihet kështu pa Zot, pa sinjalistikë, pa informacion. Ka një rritje të konsiderueshme të turistëve. Duhet të kemi kujdes që mos e rrëzojmë këtu dhe mos kemi lajme të shëmtuara”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy