
Tiranë- Është finalizuar operacioni “Game Over” për goditjen e lojërave të fatit të paligjshme. Policia sekuestroi 6 makina elektronike dhe 2 celularë në dy lokale ku zhvillohej aktivitet i jashtëligjshëm. Tre shtetas u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim nga autoritetet.
Gazetari Besmir Pula në një lidhje me MCN Live tha se pjesa më e madhe e operacioneve kundër lojërave të paligjshme zhvillohen në Tiranë, në
Gjatë këtij operacioni janë evidentuar dy subjekte që kryenin këtë aktivitet. Janë sekuestruar 6 makineta dhe 2 aparate celularë.
Preng Luga, Shkëlzen Rrucaj dhe Armand Lloci në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë organizuar veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit. Në celularin e 22-vjeçarit Rrucaj janë gjetur aplikacione të lotarive të palejuara. Rrucaj ishte i punësuar në lokalin që administrohej nga shtetasi P.L.
Gjatë këtij operacioni janë arrestuar dhe shtetas të tjerë, një 18-vjeçar dhe është shpallur në kërkim një 34-vjeçar, por janë lënë me një masë më të lehtë nga gjykata.
Pjesa më e madhe e goditjeve kundër lojërave të paligjshme të fatit janë në Tiranë.
Në pamje të parë këto lokale kamuflohen si lokale ku mund të shihen ndeshje sportive.



