Zgjedhjet/ Kthupi: Të verifikohen transferimet në burgun e Rrogozhinës. Basha di ta lexojë mirë rezultatin e 14 majit (VIDEO)

Zgjedhjet/ Kthupi: Të verifikohen transferimet në burgun e Rrogozhinës. Basha di ta lexojë mirë rezultatin e 14 majit (VIDEO)

Avokati i PD-së zyrtare Rezart Kthupi duke folur në MCN Live lidhur me vendimin për rinumërimin e kutive në bashkinë e Rrogozhinës theksoi se duhet të verifikohen transferimet në burgje. Ai thotë se historikisht të dënuarit votojnë për pushtetin, por duhet parë nëse në Rrogozhinë transferimet në burgje kanë qenë koherente dhe konstante, apo për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit. Ai tha se PD zyrtare ka bërë vetëm dy padi, me qëllim rivlerësim të votave të shpallura të pavlefshme për rastin e Mallakstrës dhe të Finiqit.

KQZ nën administrimin e KAS-it do rinumërojë në bashkinë e Rrogozhinës 55 kutitë vetëm për votën e kandidatit për kryetarë bashkie, duke qenë se ka një diferencë të vogël në vota mes kandidatëve. Do rivlerësohen votat nga e para dhe në fund të ditës do dilet me një vendim përfundimtar.  Ka ndodhur më shumë se një herë që rinumërimi mund të ndryshojë rezultatin. Mund të ndodhë edhe në këtë rast. Ekziston mundësia që një pjesë e votave të pavlefshme të jenë konsideruar gabimisht të pavlefshme. Në ditën e numërimit, deri në numërimin e kutisë së burgut të Rrogozhinës, kandidati i Bashkë Fitojmë ishte në avantazh, dhe në momentin që u numërua kutia e burgut të Rrogozhinës u ndryshua rezultati.  Në lidhje me hapjen e kutive janë vendime që KAS ka të drejtë t’i marrë. Duhet që ankimi të ketë një barrë prove, që ekziston dyshimi i arsyeshëm. KAS vendos nëse provat krijojnë dyshimet e arsyeshme për rinumërim.

Janë depozituar 3 ankime për ato bashki ku rezultati ka qenë i ngushtë. Bashkia e Mallakastrës është një nga bashkitë ku ne kemi interesin e drejtpërdrejtë dhe duhet të jetë edhe bashkia e Finiqit, por për këtë s’jam i sigurt. Në momentin aktual PD vlerëson se është më e rëndësishme një analizë e brendshme. Le të fillojmë me një analizë të rezultatit. Është ende herët për konstatime. Duhet analizë e veçantë për çdo njësi. Analiza duhet të shtrihet në rang qarku, bashkie dhe kombëtarë. Analiza duhet të përfshijë edhe gjendjen e strukturave.

PD ka një kohë të gjatë që s’ka vlera të qarta. Për shkak të konfliktit të brendshëm 1-vjeçar, PD ka kohë që nuk përfaqëson vlera. Nuk mund të themi që PD kishte program të mirëfilltë, kishin kandidatët, por jo vetë subjekti politik. Përçarja është shkaku përse partia nuk pati mundësi të përcillte vlera. Jemi në kushtet që është votuar për individët jo për nocionin e partisë politike.

Historikisht në të gjitha zgjedhjet e kryera, të dënuarit votojnë gjithmonë për pushtetin. Nuk është rasti i parë Rrogozhina, apo Belshi. Gjithmonë ka ndodhur në këtë formë. Është çështje prakticiteti. Pretendimi në rastin e Rrogozhinës është që numri i të burgosurve është rritur gjatë zgjedhjeve. Kjo duhet verifikuar, nëse transferimi i të burgosurve ka qenë koherent dhe konstant, apo ka pasur transferime për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve”.

I pyetur nëse Basha duhet ta rimarrë partinë, Kthupi tha se është kundër fokusimit te individi, por te platforma dhe idetë. Kthupi tha se Basha është një nga deputetët e PD që është në gjendje ta lexojë mirë rezultatin e 14 majit.

Jam kundër fokusimit të gazetarëve te individi. Basha është një deputet i PD që po paraqet një platformë me ide. Një pjesë e zgjidhjeve që duhet të bëhen për të ndryshuar rezultatin e 14 majit është platforma që Basha paraqet në publik. Nuk është çështja nëse do kthehet Basha, por nëse është me vlerë platforma e tij. PD duhet të ndahet nga kulti i individit. Nuk ka rëndësi kush do jetë kryetari.

Alibeaj nuk u shkarkua por dha dorëheqjen. Detyra e tij ishte të komandonte PD-në në një kohë të caktuar. Basha është deputet i PD dhe është një nga njerëzit që është në gjendje të lexojë mirë rezultatin e 14 majit. Kemi më pak qytetarë, 200 mijë më pak në zgjedhje. Të gjitha partitë kanë humbur vota, që do të thotë ka një pakënaqësi të përgjithshme të popullit ndaj klasës politike. Të mos merremi me individin, por të merremi me platformën, hajde të diskutojmë për idetë”.

Ai hodhi poshtë akuzat e Tom Doshit se PD zyrtare ka bashkëpunuar me PS-në në Shkodër.

Në 6 mars 2022 ishte Rithemelimi, fitoi bashkinë e Shkodrës, ndërkohë që kishin një kandidat nga PS dhe nga PD zyrtare. Në atë kohë Doshi ishte në krah të Berishës, ishte ndihmës që Spahia të fitonte bashkinë. Doshi në atë kohë bashkëpunonte me Berishën dhe në vitin 2023, kur PD s’kishte kandidat, i lamë fushë të lirë, i njëjti kandidat në një vit diferencë...Nuk kërkuam vota për kandidatin, s’bëmë fushatë për kandidatin. Pse i njëjti kandidat fiton bashkinë në 2022 fitoi bashkinë dhe pastaj humbi. Doshi përfaqëson një parti politike që ka interes që PD të mbetet e ndarë dhe t’i japë terren më të mirë që të krijojë atë basen që të rrisë votat.

Grupi i Rithemelimit është rreth liderit. Kanë vendosur të kenë një lider, dhe gjithçka nuk lidhet me vizion dhe platformë politike, lidhet vetëm me liderin. Ne duam një subjekt politik të PD jo më mbi liderit. Duam një subjekt që të funksionojë me vendime kolegjiale. Që të ketë bashkim duhet të ketë vullnet. Nëse ju mendoni se lideri shpirtëror i Rithemelimit ka pasur vullnet për t’u bashkuar, kam përshtypjen se e keni lexuar situatën gabim. Nëse do ketë bashkim, do ketë bashkim vlerash dhe vizioni, nuk do të ndodhë të bashkohemi nën dikë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy