Operacioni, Bregu: Trafiku i drogës s’mund të ndalet, pastrimi i parave bëhet nga kinezë (VIDEO)

Operacioni, Bregu: Trafiku i drogës s’mund të ndalet, pastrimi i parave bëhet nga kinezë (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu në studion e lajmeve në MCN komentoi mbi megaoperacionin antidrogë të shtrirë në katër shtete, ku mes të arrestuarve përflitet për 43 shqiptarë.

Ai tha se tre vite më parë u shkatërrua baza më e madhe e trafikut të kokainës dhe kjo organizatë tani i kishte zënë vendin asaj, pasi sipas tij trafiku i drogës nuk mund të ndalet.

Bregu shtoi se në zonën e Breschias organizatat e trafikut të kokainës janë të shumta, por ajo që mbetet e rëndësishme në to është që pastrimi i parave bëhet nga kinezët.

Do ndaja dy informacione të rëndësishme, Brechia prej shumë kohësh ka një korridor që kontrollohet nga shqiptarët për shitjen e drogës me shumicë dhe pakicë. Shkatërrimi i bazës u bë njëherë para 3 vitesh dhe vendin e saj e zuri kjo organizatë e tanishme dhe kam përshtypjen se dhe ky territor do zihet sërish nga shqiptarët, pra kur e humbim një territor, droga nuk mund të ndalet dhe kur shkatërrohet një organizatë nis puna për ta zënë venin një tjetër.

Ajo që vlen të theksohet është se një kinez është personi më i rëndësishëm i grupit i cili bënë pastrimin e parave. Pa kinezët nuk mund të pastrohen paratë, dhe kjo është e rëndësishme, nga përllogaritja e prokurorisë italiane 375 mln euro ishte shuma e parave të pastruara, se di me saktësi sa u përket shqiptarëve në këtë shifër, por qoftë dhe gjysma e tyre 200 mln euro i bie të kenë ardhur në Shqipëri.

Pra pika kryesore në gjithë këtë është kinezi që pastron paratë e pista. Nuk kemi banda shqiptare, ato janë multietnike duke qenë se ka pasur zviceranë, polakë, kolumbianë, ka disa se janë shumë vende të përfshira. Nuk drejtojnë dot shqiptarët trafikun e drogës, por po shtohen shumë të rinjtë që po merren me drogë sepse është kthyer në një zgjidhje, si njëlloj forme rreziku për tu pasuruar shpejt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy