“Anglishtja është një gjuhë në ikje” dhe më mirë t’ju drejtohem në frëngjisht. Ka qenë kjo batuta e Jean-Claude Juncker drejtuar të pranishmëve në një mbledhje të Komisionit Europian.
Presidenti i KE e ka nisur fjalimin në anglisht, por pak minuta më pas ka vijuar në frëngjisht, duke rihapur kështu debatin mbi të ardhmen e përdorimit të anglishtes si gjuhë e BE-së, tani që Britania e Madhe nuk do të jetë më pjesë e familjes europiane.
“Anglishtja është një gjuhë në dalje nga Bashkimi Europian, prandaj duhet të mësohemi me faktin se të tjera gjuhë zyrtare të përdoren me të njëjtin intensitet me të cilin e flisnim atë. Prandj unë do të flas në frëngjisht, mbase edhe në gjermanisht”, ka thënë Juncker.



