Kuvendi mban sot seancë plenare për miratimin e përbërjes së komisioneve të përhershme

Kuvendi mban sot seancë plenare për miratimin e përbërjes së komisioneve të përhershme

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot, në orën 10:00, një seancë plenare, e thirrur me urdhër të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi.

Në rendin e ditës janë dy projektvendime kryesore, Projektvendimi “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit” dhe Projektvendimi “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”. 

Më herët, të hënën, nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku u miratua lista e anëtarëve të komisioneve të përhershme dhe anëtarëve zëvendësues. Për këto dy çështje u depozituan propozime vetëm nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, të cilat i kaluan për miratim seancës plenare.

Në seancën e datës 16 shtator, Kuvendi miratoi me 79 vota pro (asnjë kundër apo abstenim) ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, të propozuara nga mazhoranca. Këto ndryshime parashikojnë kalimin në një strukturë me 11 komisione parlamentare të përhershme.

Ky vendim është kundërshtuar nga opozita, e cila ka paralajmëruar se do ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Sipas saj, ndryshimet nuk duhej të kalonin me procedurë të përshpejtuar, por me një proces të rregullt parlamentar dhe në dakordësi me pakicën.

Përbërja e komisioneve dhe drejtuesit përkatës:

Komisionet nën drejtimin e Partisë Socialiste:

  • Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – Milva Ekonomi

  • Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Ulsi Manja

  • Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – Bledi Çuçi

  • Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – Anila Denaj

  • Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – Blendi Klosi

  • Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme – Igli Hasani

  • Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – Fatmir Xhafaj

Komisionet nën drejtimin e Partisë Demokratike:

  • Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportin – Luçiano Boçi (kryetar), Evis Kushi (PS) – nënkryetare

  • Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale – Bardh Spahia (kryetar), Eduard Shalsi (PS) – nënkryetar

  • Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Jorida Tabaku (kryetare), Iris Luarasi (PS) – nënkryetare

  • Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Ina Zhupa (kryetare), Erjon Malaj (PS) – nënkryetar

Seanca e kaluar, e mbajtur më 18 shtator, u mbyll pas vetëm 25 minutash për shkak të tensioneve të shkaktuara nga deputetët e opozitës. Gjatë kësaj seance, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, propozoi që të kalohej menjëherë në procesin e votimit.

Projektvendimi “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave” u miratua me 82 vota pro, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy