Skënderbeu ka nxjerr në shitje biletat për ndeshje ndaj Partizanit të Beogradit
Skuadra e Skënderbeut ka njoftuar se ka nxjerr në shtije biletat për ndeshjen ndaj Partizanit të Beogradit, e cila luhet me 19 tetor në Elbasan në kuadër të Europa Leagues, shkruan Express.
“Biletat mund ti blini prej ditës së nesërme tek pika e shitjes përballë me kinemanë e qytetit në Korçë. Në ditët në vijim do ju njoftojmë dhe për pikat e shitjes dhe oraret në qytetet Elbasan dhe Tiranë”, thuhet në njoftimin e Skënderbeut.
Çmimet e biletave për këtë ndeshje do të jenë si më poshtë:
Tribuna G dhe C – 500 Lekë (3.80 euro)
Tribuna E, D dhe F – 700 Lekë (5.20 euro)
Tribuna A1, A2, A3, A4 – 2000 Lekë (15 euro)
Tribuna B1, B2, B4, B5 – 2000 Lekë (15 euro)
Tribuna B3 – 3000 Lekë (22 euro)
Tribuna VIP – 6000 Lekë (44 euro)



