Trualli i Teatrit i kalon Bashkisë, Kalaja: Padisim Braçen, i rikthehemi protestave

Trualli i Teatrit i kalon Bashkisë, Kalaja: Padisim Braçen, i rikthehemi protestave

Me vendim të Këshillit të Ministrave qeveria i kalon bashkisë së Tiranës truallin ku ishte ndërtuar Teatri Kombëtar, duke ia hequr këtë kompetencë ministrisë së Kulturës. Vendim ky i cili sipas ekspertëve bie ndesh me vendimet e më hershme të Gjykatës Kushtetuese.

Lidhur me këtë VKM, në një lidhje skype në studion e lajmeve të MCN TV ka folur Përfaqësuesja ligjore e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja e cila e ka cilësuar këtë vendim, antikushtetues dhe një atentat të pastër ndaj gjykatës kushtetuese.

Ndër të tjera ajo theksoi se ditën e hënë kanë gati kallëzimin penal ndaj zv.kryeministrit Erion Braçe ndërsa e ka cilësuar si një nga ditët më të zeza të organeve të drejtësisë firmosjen e këtij vendimi.  Në fund Kalaja i ka bërë thirrje SPAK që të reagojë lidhur me këtë VKM, pasi sipas saj në të kundërt ata do ti rikthehen protestave dhe ta kërkojnë të drejtën jashtë vendin nëse nuk e gjejnë atë në institucionet shqiptare.

Unë mendoj se në aspektin kushtetues ky është një vendim ligjor antikushtetues i cili prek jo vetëm interesat e të gjithë shqiptarëve por është një vendim i cili del në kundërshtim me ligjin dhe gjykatën kushtetuese. Në këto kushte vendimi i dalë dje është i organizuar, mendoj se është haptas atentat i pastër. Kjo bandë e cila ka marrë peng institucionet merr një vendim antikushtetues. E kemi thënë ne, e ka thënë gjykata kushtetuese e cila pranoi që transferimi i kësaj prone është antikushtetues sepse ajo tha që kjo është një pronë aset kombëtar e cila nuk mund të kthehet në një pronë të karakterit lokal që duan ta bëjnë.

Ne e kemi thënë me reagimet tona, me denoncimet tona në media dhe institucione që kjo është një vepër korruptive. Vetë insistimi i tyre që gjoja do ndërtojnë teatrin kanë bërë marrëveshje me kompaninë ku janë në lojë miliona euro dhe e gjej sigurinë që i them këto te mos reagimi i SPAK-ut. Kur nuk respektohet vendimi i gjykatës kushtetuese unë them se nuk ka më ditë të zezë në organet e drejtësisë. Nuk do ndalemi, ne do vazhdojmë rrugën tonë sepse jemi në rrugën e drejtë dhe jemi të bindur me mënyrën si është kapur sistemi drejtësisë, por jemi të bindur se betejën me teatrin do e fitojmë edhe jashtë territorit të vendit.

Nga e hëna do i drejtohemi sërish SPAK-ut, do kallëzojmë Erion Braçen, dhe çdo person përgjegjës që nuk kanë ekzekutuar vendimin e gjykatës kushtetuese. Në këndvështrimin tonë të gjithë këta drejtues kanë shkelur ligjin dhe jam e sigurtë që do përgjigjen. I bëj thirrje SPAK-ut të reagoj sa më shpejt sepse janë vënë në dijeni të këtij vendimi korruptiv të reagoj sa nuk është vonë për të marrë masën e sekuestros mbi truallin e teatrit masë të cilën do e kërkojmë dhe ditën e hënë. Do fillojmë dhe protesta përditë te SPAK-u derisa të zgjohet dhe të bëjë detyrën. SPAK të marrë masën derisa të mbyllen hetimet.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy