KPA: Zaganjori nuk ka burime për të justifikuar pasurinë, Zaganjori i përgënjeshtron ato (VIDEO)

KPA: Zaganjori nuk ka burime për të justifikuar pasurinë, Zaganjori i përgënjeshtron ato (VIDEO)

Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ka dalë sot në Kolegjin e Posaçëm të Ankimimit ku Komisioni Publik ka dhënë argumentet për ankimimin e vendimit të KPK.

Zaganjori doli në KPK në 24 korrik të vitit të kaluar duke kaluar me sukses Vetingun dhe procesin e rivlerësimit, por me rekomandim të ONM, të cilët nuk ishin dakord për konfirmimin e tij në detyrë, Komisioneri Publik ankimoi vendimin e KPK dhe ka kërkuar shkarkimin e Zaganjorit.

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të për kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorit.

Por akuzat për probleme me pasurinë i ka përgënjeshtruar Zaganjori, i cili solli prova për të vërtetuar se nga vijnë pronat.

'Unë respektoj ligjin, sepse kështu është formimi im, të gjithë jemi në pritje. Unë thashë në kuptimin e provueshmërisë, unë jap fakte që është ashtu si them unë. Këto lloj situatash vërtetohen, jo më në situata. Shtëpia është pronë e bashkëshortes ndërtuar në 1997, Jetoj në atë shtëpi që prej vitit 1997.Nuk është e lehtë që të gjendet dokumentacioni, për një banesë para 30 vitesh. Gjeta kontratën e sipërmarrjes. Dorëzova fotografi, ku për fat kanë dhe datë. Tregon kohën e saktë të kohës së ndërtimit. Unë mendoj që janë prova, tani do e vërtetojnë ato', tha Zaganjori.

Ndërkohë seanca u ndërpre dhe seanca e radhës do të zhvillohet më 10 korrik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy