Dita Ndërkombëtare e Tokës/ Animalistja dhe instruktorja e meditimit: 10 minuta tokëzim në ditë na lidh me energjinë e pastër të Tokës

Dita Ndërkombëtare e Tokës/ Animalistja dhe instruktorja e meditimit: 10 minuta tokëzim në ditë na lidh me energjinë e pastër të Tokës

A keni ndjerë ndonjëherë nevojën për të ecur zbathur mbi tokë apo për të ndjerë barin mes gishtërinjve të këmbës? Shkenca ka treguar vazhdimisht se ekziston një ndërveprim i fuqishëm elektrik midis trupit tonë dhe Tokës.

Drupal Ad

Animalistja dhe aktivistja për të drejtat e kafshëve, Jonida Gjoka, e ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN”, foli për rëndësinë e tokëzimit, një praktikë që na lidh drejtpërdrejt me energjinë e Tokës dhe ndihmon në neutralizimin e radikaleve të lira në trupin tonë përmes elektroneve të lira që Toka transmeton.

Ne nuk kemi vetëm një marrëdhënie me Tokën – ne jemi vetë Toka. Siç na mban nëna me placentën e saj, edhe planeti ynë na përfshin, na ushqen dhe na jep gjithçka që kemi nevojë për të jetuar. Fatkeqësisht, në mentalitetin tonë e shohim natyrën si diçka të jashtme, por në të vërtetë ajo është brenda nesh.

Një nga mënyrat më të thjeshta për të rimbushur trupin dhe mendjen me energji pozitive është të dalim zbathur në natyrë, në bar, rërë, dhe, gur apo në ujë.

Shputa e këmbës ka rreth 11 mijë receptorë, të cilët janë të lidhur me të gjitha organet e trupit. Në mëngjes, dal me qentë e mi dhe zbath këpucët për të shkelur në bar. Balta është e shkëlqyer, sepse uji është përçuesi më i mirë i elektricitetit. Ne jemi qenie elektromagnetike, marrim elektricitet nga Dielli, që Toka e përçon te ne.

Edhe instruktorja e meditimit, Afërdita Zaja, thekson rëndësinë e 10 minutave tokëzim në ditë, qoftë me këmbë zbathur apo thjesht duke prekur një element natyror me duar.

Trupi ynë përbëhet nga pesë elementë: Toka, uji, ajri, zjarri dhe qielli. Por Toka është baza, është elementi themelor i trupit. Kemi pore si në shputa, ashtu edhe në pëllëmbët e duarve. Mjafton të prekim tokën, gurin, barin  dhe ndodh tokëzimi. Trupi shkarkon energjinë negative dhe rimbushet me energji të pastër që vjen nga Toka.

Edhe nëse jeton në katin e 15-të, mund të praktikosh tokëzimin në mënyra të thjeshta.

Vendos një copë druri, një gur, pak dhe në një vazo në shtëpi apo zyrë. Preke, qëndro me të, sepse është një mënyrë për t’u tokëzuar. Toka nuk është thjesht truall, ajo është një hyjneshë, nëna jonë. Na jep jetë, ushqim dhe mbështetje, dhe minimumi që mund të bëjmë në shenjë respekti është të dedikojmë të paktën 10 minuta në ditë për tokëzim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy