10 mijë orë përgjime, bisedat që çuan në pranga bandën e shqiptarëve në Itali (EMRAT)

10 mijë orë përgjime, bisedat që çuan në pranga bandën e shqiptarëve në Itali (EMRAT)

Disa shqiptarë janë arrestuar në Itali, ku operonin si pjesë e një bande të trafikimit të drogës. Banda e kishte shtrirë veprimtarinë e saj në provincën e Peskarës dhe përbëhej nga 5 shtetas shqiptarë e një cift rom, burrë e grua.

Policia italiane ka vënë në pranga 5 pjesëtarë të bandës, ndërsa 2 shqiptarë, kreu i bandës e njëri prej anëtarëve, janë shpallur në kërkim.

Hetimet zbardhën se drroga kryesisht heroinë, kokainë e marijuanë hynte në Itali përmes korrierëve shqiptarë që e trafikonin nga Gjermania, Holanda e Shqipëria. Lënda narkotike transportohej me anë të automjeteve të modifikuara enkas për fshehjen e drogës.

Në Itali trafikimi i drogës koordinohej nga çifti rom. Kjo bandë përfitonte mesatarisht 100 mijë euro në muaj nga trafikimi i drogës. Shumica e parave nisej cash drejt Shqipërisë me anë të autobuzëve që bënin linjën Itali-Shqipëri.

Arrestimi erdhi pas një hetimi që përfshiu pëergjimet telefonike prej 10 mijë orësh biseda dhe monitorimin e lëvizjes së mjeteve që përdorte banda. Mediat italiane shkruajnë se mes të arrestuarve shqiptarë janë Vilson Pepa, Erion Beqiraj dhe Ermal Beqiraj

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy