Komisioni për CEZ-in, Balla i kërkon policisë të çojë me forcë në mbledhje Sali Berishën

Komisioni për CEZ-in, Balla i kërkon policisë të çojë me forcë në mbledhje Sali Berishën

Ish­-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar për herë të tretë të paraqitet në komisionin hetimor për privatizimin e CEZ-it.

Kreu i këtij komisioni, deputeti socialist Taulant Balla, ka njoftuar se i është përcjellë një shkresë policisë që të bëjë shoqërimin e Berishës me forcë.

“Shkresa Berishës iu dërgua nga unë si kryetar i Komisionit. Berisha është vënë në dijeni dy herë me shkresa zyrtare pasi në të kundërt dhe nuk është paraqitur”, citon “Panorama” deputetin Balla. Ai duke i kujtuar ligjin për komisionet hetimore, ka thënë se tani i duhet angazhuar Policia e Shtetit për ta sjellë me forcë. Balla e ka paralajmëruar një hap të tillë edhe gjatë debateve në Parlament dy javët e fundit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy