Aktivistja për të drejtat e njeriut, Sevim Arbana, deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se të vetmet organizata që marrin fonde në Shqipëri janë ato që i bëjnë termena pushtetit. Arbana tha se pas ardhjes në pushtet të PS-së fondet për shoqërinë civile u kanalizuan në burimet e shtetit.
Të bësh edhe një protestë do dy lekë. Në protestat e fundit të njerëzve të mirë, nuk kishin naftë për gjeneratorit. Edhe organizatat që të bëjnë aktivitete kanë nevojë për para. Pas 2013-ës të gjitha fondet e donatorëve kaluan në burimet e shtetit. Kjo shoqëri civile filloi të mbyllte gojën, sepse donte fonde, donte të mbijetonte. Merre listën e organizatave, kush marrin fonde, janë ato që i kanë bërë termena pushtetit“.
Më herët ajo tha se sot pothuajse nuk kemi shoqëri civile, pasi projektet implementohen nga të ashtuquajturit teknicienë.
Sot pothuajse kemi më shoqëri civile. Sot kemi teknicienë që implementojnë projekte. Baza e shoqërisë civile duhet të jetë vullnetarizmi dhe organizimi. Bazat janë grupimet, vendosja emrin si të duash. Sot shikon shumë emra që thonë aktivistë, por çfarë bëjnë, individualisht“.



