LSI kushtëzon votën për projektligjin e shkollës së magjistraturës (VIDEO)

LSI kushtëzon votën për projektligjin e shkollës së magjistraturës (VIDEO)

Lëvizja Socialiste Për Integrim e kushtëzon votën e saj për projektligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të njohur si projektligji për shkollën e magjistraturës,  me ndryshimin e ligjit për koncesionet. Në një intervistë për Tema TV, Naço la të kuptohet se mazhoranca duhet të marrë parasysh propozimin e LSI-së për ligjin për koncesionet, të depozituar para dy vitesh.

Naço tha se projektligji i propozuar nga dy deputetët e mazhorancës, Manja dhe Bushka, është një projektligj blic dhe i hartuar sipas interesave të mazhorancës.

Ish-ministri i Drejtësisë i quajti spekulime deklaratat e kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, se është në negociata zyrtare me LSI-në.

Ndërkohë, një ditë më parë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nëpërmjet një statusi në "Facebook" tha se nuk do të bëhet pjesë e asnjë pazari me Partinë Socialiste. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy