Ushtria izraelite rinis sulmet me avion ndaj Gazës

Ushtria izraelite rinis sulmet me avion ndaj Gazës

Ushtria izraelite ka sulmuar Rripin e Gazës me avion luftarak dhe tank.

​Sulmi me raketa ndodhi mbrëmjen e sotme ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Izraelit akuzoi Hamasin për ngjatrjet e fundit.

Siç thuhet në një njoftim me shkrim nga ushtria izraelite, një avion dhe tank të ushtrisë kanë goditur pozicionet e Hamasit në jug të Rripit të Gazës.

Në njoftim thuhet se sulmi është kryer në kundërpërgjigje të një sulmi të pretenduar me raketë nga Gaza në drejtim të Izraelit.

Ndërkaq, asnjë grup palestinez në Rripin e Gazës nuk e ka marrë përsipër sulmin të cilin Izraeli e ka përdorur si justifikim.

Megjithatë nuk ka asnjë konfirmim nëse ndonjë nga objektivat është goditur. 

Të gjitha këto trazira kanë ndodhur pas deklaratave të Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy