Korçë/ Fëmija 2 vjeç bie nga motori, në gjendje të rëndë

Korçë/ Fëmija 2 vjeç bie nga motori, në gjendje të rëndë

Një ngjarje aksidentale ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit të Korçës, ku një fëmijë 2-vjeçar është lënduar rëndë. Siç raporton korrespondentja e MCN TV, fëmija i gjinisë mashkull ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë, kur ka hipur në motorin e parkuar dhe është rrëzuar në tokë.

Sipas informacioneve, i mituri ka marrë plagë në kokë, dhe pritet të niset drejt Tiranës. Motori i parkuar në oborr i përket babait të tij, që momentalisht ndodhet në burg.

Nëna e të miturit ka qenë brenda në shtëpi, ndërsa kanë qenë motrat e tij që e kanë parë të rrëzuar në tokë me motorin sipër trupit.

Policia po vijon zbardhjen e ngjarjes, ndërsa mësohet se i mituri është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset me helikopter drejt spitalit të Traumës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy