Cilësia në universitete, Kalemaj: Mungojnë investimet dhe politikat, kjo ndikon te produkti (VIDEO)

Cilësia në universitete, Kalemaj: Mungojnë investimet dhe politikat, kjo ndikon te produkti (VIDEO)

Shqipëria u rendit e fundit në rajon në klasifikimin botëror të cilësisë së universiteteve sipas “Ranking Web of Universities” por edhe sistemeve të tjera të besueshme të vlerësimit akademik.

Lidhur me këtë politologu Ilir Kalemaj në studion e lajmeve në MCN Live u shpreh se problemet kanë ardhur duke u rënduar dhe kjo si pasojë e mungesës së politikbërësve dhe buxhetit të cilat ndikojnë tek produkti në universitete.

Sipas tij një tjetër problem vjen edhe nga ndryshimi i ministrave dhe qeverisë, të cilat sa herë që kjo ndodh ndryshohet edhe reforma në arsim.

Problemet kanë ardhur duke u rënduar në arsim veçanërisht në arsimin e lartë dhe kjo është përgjegjësi e politikbërësve. Përgjegjësia i takon qeverisë ku theksohet mungesa e investimeve. Universitetet private janë edhe më të diskriminuar sa i përket kësaj. Klasifikimi “Ranking Web of Universities” nuk është ankim i universiteteve, ai mat ëebsite në formën dhe publikimin që kanë stafi i tyre akademik.

Problemi këtu është se sa herë ndryshon ministri apo qeveria kemi ndryshim të reformës në arsim. Ne harrojmë se sistemi arsimor ka nevojë për përmirësime, por nuk duhet të harrojmë se nuk mund të marrim sistemin e financimit anglo-amerikan sepse atje financohet shumë nga sektori privat. Ka një lidhje mes asaj që njihet si lidhje ekonomie dhe asaj te dijes. Ne kemi një model ndryshe, por mbi të gjitha këtu nuk ka para fare nga qeveria, mungesë e cila ndikon tek produkti në universitete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy