Rama thërret sërish për konsultim Veliajn, Tahirin dhe Ruçin

Rama thërret sërish për konsultim Veliajn, Tahirin dhe Ruçin

Kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim konsultues kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreun e PS-së së Tiranës, Saimir Tahiri, dhe kreun e grupit të PS-së, Gramoz Ruçi.  

Takimi zhvillohet në ambientet e kryeministrisë.

Ky është takimi i dytë i kësaj natyre pas atij të djeshmit, i cili gjithashtu u zhvillua në zyrën e Ramës. Takimi vjen pak pasi Rama zhvilloi një takim për rreth 90 minuta me kreun e LSI-së në Kryesinë e Kuvendit.

Një ditë më parë, Rama u shpreh i hapur për dialog me opozitën. Ndërsa mbrëmjen e së hënës, kreu i LSI-së hodhi idenë e krijimit të një qeverie besimi, që do të shërbejë si garante e zgjedhjeve të 18 qershorit.

Në të njëjtën linjë po qëndron edhe PDIU-ja e cila dje deklaroi se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, ndërsa propozoi një strategji për zgjidhjen e ngërçit.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy