
Një ditë referendumi sot në Zvicër, ku qytetarët janë thirrur të shprehen për çështje të ndryshme, nga ndalimi i pesticideve sintetike deri te forcimi i luftës kundër terrorizmit. Rezultatet pritet të publikohen këtë mbrëmje.
Çështja e pesticideve ka rëndësi të veçantë, pasi është shoqëruar me debate të nxehta midis fermerëve gjatë fushatës zgjedhore.
Zvicra është vendi i një një prodhuesve më të mëdhenj të produkteve për mbrojtjen e bimëve, grupin e Bazelit Syngenta, i blerë në 2017 nga gjigandi kinez, ChemChina.
Një prej propozimeve mbi të cilin po kërkohet vota e zviceranëve kërkon ndalimin e këtyre produkteve brenda dhjetë vjetësh. Importimi i ushqimit të prodhuar jashtë duke përdorur këto pesticide do të ndalohet gjithashtu. Një iniciativë tjetër bën thirrje për një shtrëngim të kërkesave mjedisore që ndikojnë në pagimin e subvencioneve federale për fermerët, duke shpërblyer ata që nuk përdorin kimikate. Ambientalistët dhe e majta i kanë mbështetur të dy iniciativat.
Ndër pyetjet e referendumit është edhe një e tillë lidhur me një ligj që përfshin masa të ndryshme që synojnë uljen e mëtejshme të emetimeve të gazeve serë deri në 2030.



