Klinika Infektive në QKUK ka njoftuar se ka ndërruar jetë pacientja M.B e diagonistikuar me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pacientja e lindur më 1947 është trajtuar nga data 25 mars deri më 16 prill dhe ka ndërruar jetë sot në këtë klinikë.
Vdekja e sotme shënon vdekjen e 10 në Kosovë nga Covid-19, krahas problemeve të tjera shëndetësore.
Ndërkohë sipas mjekëve në Kosovë, një grua shtatëzënë me koronavirus në QKUK është në gjendje të rëndë.
Doktor Salih Ahmeti në një konferencë për media, tha se grua shtatzënë e cila është në javën e 28 të shtatzënisë.
“Është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është në kujdes intensiv”, tha ai.



