Burri vret gruan dhe djalin 3-vjeçar, më pas var veten

Burri vret gruan dhe djalin 3-vjeçar, më pas var veten

Një tragjedi familjare e ngjashme me atë të sotmen në Korçë.

Viktimat janë një burrë 50-vjeçar, një grua 40 vjeçe dhe djali i tyre i vogël, vetëm 3 vjeç. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në banesën e çiftit në provincën Frattaminore, Napoli, Itali.

Burri është gjetur i varur në korridorin e pallatit, ndërsa gruaja dhe fëmija të vdekur në banesë.

Viktimat janë Gennaro Iovinella, 50 vjeç, Catia Perrotta, 40 vjeçe dhe djali 3-vjeçar.

Burime pranë hetimeve u kanë thënë mediave se çifti po ndahej.

Policia dyshon se bëhet fjalë për një vrasje dhe më pas vetëvrasje nga ana e burrit.

Ky i fundit ishte i papunë dhe pikërisht ky fakt dyshohet si shkaku i grindjeve të vazhdueshme të çiftit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy