Marilyn Manson akuzohet për ngacmim seksual nga ish-asistentja 

Marilyn Manson akuzohet për ngacmim seksual nga ish-asistentja 

Ylli i rrokut Marilyn Manson paditet nga ish-asistentja për ngacmim seksual dhe dhunë. Një përfaqësues për këngëtarin i mohoi të gjitha akuzat. 

Në një proces gjyqësor të nisur në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, ish asistentja e këngëtarit Ashley Walters pretendon, se gjatë takimit të tyre të parë në shtëpinë e Manson, ai u përpoq ta shtrinte në krevat për ta puthur dhe i kafshoi veshin. Në padi përshkruhet, se më vonë kishin ndodhur shpërthime humori të shkaktuara nga përdorimi i drogave, ku ai hodhi pjata drejt saj, tha se do kryente vetëvrasje dhe madje e përplasi atë pas muri.  

Ajo gjithashtu pretendon, se disa të njohur të Manson e kanë ngacmuar atë seksualisht dhe e kanë prekur në mënyrë të papërshtatshme. Thotë se Manson i inkurajonte vazhdimisht këto veprime, madje priste nga Walters, që ajo të kënaqte miqtë e tij, në çfarëdolloj forme që ata dëshironin. Ajo pretendon se Walters i ka treguar asaj një video, ku është duke abuzuar fizikisht një grua të re.  

Ish asistentja përshkroi sjellje manipuluese, kërkesa rraskapitëse pune dhe momente të tjera tërbimi, kur Manson shkatërronte objekte dhe i kërkonte Waltersit t’i kthente në gjendjen e tyre origjinale. Më tej ajo pretendon se Manson e detyronte atë të transportonte lëndë narkotike në valixhen me emrin e saj. Ajo gjithashtu pretendon se ka qenë dëshmitare në momentet kur Manson ka abuzuar me gra, që kanë pretenduar më parë se janë abuzuar nga ai.  

Këngëtari i famshëm i është përgjigjur padisë, por i ka mohuar të gjitha akuzat e mëparshme./The Guardian/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy