Avokati Kujtim Cakrani, për arrestimin e kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro, për tjetërsim pronash në favor të bashkëshortit të Olta Xhaçkës, Artan Gaçi thotë se te ky kallëzim ka diçka të veçantë se kur ka firmosur Goro dhe janë bërë gjithë procedurat dh ka kaluar te ish-ministri Blendi Klosi, kanë kaluar disa ministra dhe në fund është hedhur firma te Edi Rama.
Kanë firmosur të gjithë ministrat e linjës deri sa ai ka marrë statusin e investitorit strategjik.
Po merren me zotin Goro por nuk po hetojnë pjesën tjetër të kësaj historie, të cilët me dashje apo pa dashje, hajde të bëjmë zotin Goro kokë turku.
Nëse SPAK ka marrë zotin Goros si personin kryesor për këtë histori, nuk jemi gjëkundi.
Kjo çështje është bërë nga zoti Beleri, mund të ketë 2-3 vjet. Fredi Beleri e ka bërë i pari padinë.
Duke folur për MCN Live, Cakrani shtoi se vendimet e firmosura nga Jorgo Goro, kanë kaluar nëpër ministri të ndryshme dhe deri te kryeministri.
Kryeministri nuk është njeri i paprekshëm dhe duhet të pyetet, pasi i ka dhënë statusin e investitorit strategjik mbi dokumente të falsifikuara.
Stafi, sekretari i përgjithshëm, të gjithë këta duhet të pyeten. SPAK u bë për të hetuar korrupsionin që është në pushtet.
Ti të gjithë i ke goditur kur kanë lënë mandatin. Nuk është standardi i njëjtë për të gjithë.
Ndikimi i paligjshëm ky është, se biznesmeni dhe do të korruptojë.
Por kur biznesmeni korrupton me anë të pushtetit dhe ai duhet të mbajë përgjegjësi.
Xhaçka duhet të hetohet për ndikim të paligjshëm.



