
Është shoqëruar me debate të forta seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku u diskutua për rritjen e çmimeve. Kreu i AAK Ramush Haradinaj i tha kryeministrit Kurti se nuk ka pasur një plan për rritjen e çmimeve, duke u shprehur se duhet të ishte në burg sot.
Është dashur ta ketë edhe Kosova një plan. Ju jeni befasuar se u janë rritur çmimet në vendin tuaj.
Jeni zgjuar një mëngjes dhe e keni gjet litrin e vajit 3,49 e pastaj për ta mbuluar atë marre je duke i ndjek do, je duke dashur me i shti në burg do.
Më fal por për me hi në burg ishte dashur të hyjë kryeministri se ata që po i ndjek sot, se asnjë përgatitje paraprake nuk e ke bërë se si ta tejkalosh këtë krizë dhe është e palogjikshme qasja juaj e tillë”.



