Ushtarët izraelitë gëzojnë pasi snajperisti ekzekuton protestuesin palestinez të paarmatosur (VIDEO)

Ushtarët izraelitë gëzojnë pasi snajperisti ekzekuton protestuesin palestinez të paarmatosur (VIDEO)

Pas protestave në kufi mes Izraelit dhe Gazës ku disa protestues kanë humbur dhe jetën por vdekja e të riut palestinez nga një snajper i ushtrisë Izraelite ka ngjallur edhe reagime të ndryshme duke e dënuar sulmin e ushtrisë ndaj civilëve të pa armatorsur.

Por ajo që është edhe më shqetësuese është fakti se në videon e publikuar, pasi ekzekutohet i riu nga snajperi i ushtrisë hebraike më pas ai brohoret dhe gëzon bashkë me shokët e tij. 

Videoja është publikuar nga gazeta izraelite Haaretz, dhe ka shkaktuar debat edhe në Izrael ku ka mjaft prej tyre që represionin ndaj civilëve nuk e shohin si zgjidhje qoftë edhe për çështje sigurie, siç justifikohet ushtria izraelite për vrasjet në fjalë.

Ajo vjen në një kohë shumë të ndjeshme për ushtrinë e Izraelit, e cila është përballur me kritika gjithnjë në rritje mbi përdorimin e armëve të zjarrit gjatë kufirit me Rripin e Gazës, ku 31 palestinezë janë vrarë në protestat masive të kohëve të fundit.

Në video mund të dëgjohen zëra që po diskutojnë nëse do të hapen zjarr mbi palestinezët që janë në anën tjetër të gardhit.

Palestinezët nuk duken se po protestojnë, janë disa metra larg gardhit dhe gjithashtu nuk po kryejnë asnjë akt agresioni, si hedhja e gurëve. 

Pastaj një krismë dëgjohet ku duket se është hapu zjarr mbi një mashkull të paidentifikuar, por vetëm shihet personi i shtrirë në tokë.

Ministri i Mbrojtjes Avigdor Lieberman tha se ushtari që gjuajti palestinezin 'meriton një medalje', por shtoi se kushdo që ka bërë regjistrimin duhet të hiqet nga ushtria. 

Në një deklaratë që premtonte masa disiplinore, një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se incidenti ndodhi më 22 dhjetor, mes trazirave palestineze për vendimin e presidentit Donald Trump që Jeruzalemi të jetë kryeqyteti Izraelit.



 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy